Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale

Shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës janë mbledhur në Stokholm të Suedisë, ku do të hartojnë një raport të ri, në të cilin jepet do te jepet alarmi për ngrohjen globale. Studiuesit pritet të theksojnë, më të sigurt se kurrë, rolin e aktivitetit të njerëzve në rritjen e temperaturave.

Ky raport 31 faqësh pritet të publikohet të premten, pas përfundimit të takimit. Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike që rrjedhin nga ngrohja globale, do të nxisin më shumë thatësira, vërshime ujërash apo valë të të nxehtit, gjatë këtij shekulli, nëse qeveritë nuk ndërmarrin hapa për të ndaluar emetimin e lartë të gazrave në atmosferë.

Por megjithëse rritja e temperaturave është shqetësuese, shkencëtarët vërejnë se që prej vitit 1998 ritmi ka qenë më i ulët. Ndërkaq, emetimi i dioksidit të karbonit në atmosferë ka vijuar në të njëjtat nivele.

Kjo ka bërë që qeveri të ndryshme të kërkojnë përgjigje nga shkencëtarët për një fenomen të tillë. Ndërsa ata që i shohin me mosbesim studimet shkencore mbi ngrohjen globale, argumentojnë se teoria që rritja e emetimit të dioksidit të karbonit, shton temperaturat, është e gabuar.

TV Vzion Plus, 23.09.2013