Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sahit Dollapi: Vijoj inspektimet për investimet, nuk jap dorëheqje

Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi vijoi sot inspektimin e investimit në nënstacionin e Farkës. Në një prononcim për gazetarët, Dollapi tha se nuk do të japë dorëheqjen, si dhe nuk pret ndonjë shkarkim nga Enti Rregullator i Energjisë, pasi rezultatet e punës së tij flasin vetë.

“Detyra ime kryesore është puna. Unë vazhdoj të kryej detyrën e administratorit deri në momentin që struktura që më ka emëruar, merr ndonjë vendim. S`do të jap dorëheqjen dhe nuk pres shkarkimin nga ERE, pasi bordi do të masë punën. Këto zëra nuk më shqetësojnë. Unë do të vazhdoj punën me strukturat, rezultatet do të jenë edhe më të mira”,-tha ndër të tjera Dollapi.

Për ndërtimin nënstacionit të Farkës, Dollapi theksoi se ky është investimi i parë që bëhet nga të ardhurat e kompanisë.

Nënstacionin e Farkës, Dollapi e cilësoi si një nga investimet më të rëndësishme, pasi sipas tij, veç furnizimit me energji të zonave përreth Tiranës, ku nënstacioni ka rëndësi edhe për vetë qytetin e Tiranës.

Puna për ndërtimin e nënstacionit të Farkës ka nisur para dy muajsh, dhe pritet të përfundojë brenda shtatorit.

www.balkanweb,com, .21.09.2013