Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers Petrolium, zgjerohet harta e dëmtimeve nga shpërthimet

Zgjerohet harta e fshatrave në komunën Zharrës në rrethin e Fierit, që përballen me pasojat e shpërthimeve në zonat naftëmbajtëse, të cilat administrohen nga kompania “Bankes Pertolium”.

Përveç banorëve të fshatrave Zharzë, Marinzë dhe Sheqishtë edhe banorët e fshatit Frashër në të njëjtën komunë ankohen se banesat e tyre kanë pësuar dëmtime si pasojë e shpërthimeve në këto puse.

Banorët, të cilët shprehen se jetojnë çdo ditë me frikën e shembjes së shtëpive të tyre, i bëjnë apel instancave shtetërore të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.

Pak kohë më parë, banorët e komunës Zharrës u ngritën në protesta kundër kompanisë, e cila administron puset e naftës në këtë zonë.

Gazeta Shqiptarja.com, 21.09.2013