Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Shah Deniz, 80% e gazit ne Itali dhe nga 10% ne Greqi dhe Bullgari; po Shqiperia?!

Ne 19 shtator Konsorciumi i Shah Deniz njoftoi firmosjen e kontratave 25-vjecare te shitjes se 10 miliard m3 gaz natyror ne vit te prodhuar nga fusha e Shah Deniz ne Azerbajxhan, si rezultat i zhvillimit te Fazes 2 te projektit Shah Deniz.

“Keto kontrata shenojne shitjen me te madhe te gazit ne historine e Azerbajxhanit, duke sherbyer si lidhje direkte midis burimeve gjigande te vendit me tregjet europiane”, tha Rovnag Abdullayev, President i SOCAR.

Duke komentuar marreveshjet, Gordon Birrell, President i Operatorit (BP) te Shah Deniz tha: “Konsorciumi i Shah Deniz eshte krenar te jete i perfshire ne perfundimin e nje nga marreveshjeve me te medha te gazit ne historine e industrise se gazit dhe naftes”.

Sipas njoftimit, bleresit qe nenshkruan marreveshjet jane: Axpo Trading AG, Bulgargaz EAD, DEPA Public Gas Corporation of Greece S.A., Enel Trade SpA, E.ON Global Commodities SE, Gas Natural Aprovisionamientos SDG SA, GDF SUEZ S.A., Hera Trading srl dhe Shell Energy Europe Limited. “Nga 10 miliarde m3 gaz ne vit, pothuajse 80% do te furnizojne bleres ne Itali dhe tregjet perreth dhe nga 1 miliard m3 do shkojne per tregjet e Greqise dhe Bullgarise”, deklaroi Konsorciumi i Shah Deniz 2.

Ne vazhdim, deklarata nenvizon faktin qe nenshkrimi i ketyre marreveshjeve ishte vazhdim i shprehjes se interesit te shume kompanive dhe shenon perfundimin e procesit te shitjes se gazit natyror nga fusha e Shah Deniz 2.

Ajo qe (nuk) kuptohet nga deklarata per shtyp, eshte fakti qe Shqiperia nuk eshte ne planet e furnizimit me gaz natyror nga Shah Deniz 2, megjithese eshte pjese e projektit TAP. Nderkohe qe dy shtetet e tjera pjesemarrese, Italia dhe Greqia, kane marre pjesen e luanit nga keto kontrata furnizimi (90%), Shqiperia nuk permendet fare ne planet e furnizimit te Shah Deniz 2. Madje dhe Bullgaria merr 10% te furnizimit me gaz natyror, pa qene aspak pjese e projektit TAP (kjo e fundit ishte pjese e rendesishme e projektit konkurrues Nabucco, i cili u hodh poshte nga Konsorciumi i Shah Deniz 2).

E vetmja shprese per furnizim me gaz natyror per Shqiperine ngelet marrëveshja për blerjen e gazit nga kompania zvicerane AXPO, e cila eshte nenshkruar ne 15 janar 2013.

energjia.al, 23.09.2013