Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia, duke u transferuar në masë drejt makinave elektrike

Qeveria Greke ju ka kërkuar qytetarëve që të kalojnë në vetura elektrike duke ju premtuar atyre shumë stimuj. Blerësve të mundshëm u janë premtuar subvencione, kursime të parave, heqje të taksave dhe parkim falas.

Në fazën e parë, vendi ka ndërmend të subvencionojë kalimin në makina elektrike prej 100 milion eurosh, raporton RIA Novosti.

Përfitimet kanë të bëjnë me të gjitha automjetet të mundësuar nga motorë elektrikë: autobusë, motoçikleta, biçikleta dhe skuter.

Vlerësohet se deri në vitin 2030 çdo automjet i tretë në vend do të jetë një automjet elektrik.

Në fund të majit, kompania amerikane e Elon Musk, Tesla uli çmimin e makinave elektrike. Arsyeja ishte rënia e kërkesës e shkaktuar nga pandemia.

Modelet e Teslas kanë pasur një ulje çmimi në modelet e saj ku një makinë kushton deri në 5 mijë dollar më pak.

Scan,  02.07.2020