Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH kërkon të ndërmerren studime për sigurinë e lumit Drin

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kërkuar që të ndërmerren studime për sigurine e kaskadës së lumit Drin, por edhe për portën e shkarkimit, si dhe për rehabilitimin e linjave 500-MW Fierz, 600-MW Koman dhe 250-MW Vau i Dejes. Përgjigjet në lidhje me këto studime pritet të jepen në periudhën nga data 4 tetor në 18 nentor. KESH, edhe në prill të këtij viti kërkoi të ndërmerren konsultime për sigurinë dhe mergjencat që mund të ndodhin në Fierz, Koman ose Vau i Dejes. Korporata ka përcaktuar si afat datën 4 tetor për shfaqjen e interesit nga ana e konsultuesve, të cilët do të duhen të paraqesin një studim parafizibiliteti për mbrojten nga përmbyrjet ose shtimin e sistemeve të shkarkimit. Konsulentët do të duhet që të përgatisin edhe një studim fizibiliteti për zgjedhjet alternative të çështjeve teknike, përgatitjeve për tenderët etj. Afati për përfundimin do të jetë nga janari 2014 deri në qershor 2015.

Revista Monitor, 20.09.2013