Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tetë kompani fantazmë në sektorin e prodhimit të energjisë

Tetë kompani të prodhimit të energjisë të licencuara nga Enti Rregullator i Energjisë nuk kanë asnjë informacion kontakti dhe nuk mund të gjenden. Bëhet fjalë për shlyrjen e pagesave të rregullimit për vitin 2013. Sipas raportit të ERE-s, janë 161 të licencuar nga ERE deri në 23 gusht 2013, të cilët janë subjekt i pagesave të rregullimit, nga të cilët licenca prodhimi janë 74, licenca për ndërtim, instalim dhe prodhim janë 10, licenca transmetimi janë 2, licenca për shpërndarje /furnizim janë 22 dhe licenca tregtimi janë 53 kompani. “Duke marrë në konsideratë gjendjen monetare në bankë më datë 31.12.2012, arkëtimet nga detyrimet e të licencuarve për vitet 2012 e 2011, si dhe faktin që 53,760,000 lekë janë shpenzimet për konsulenca juridike lidhur me çështjet e “CEZ Shpërndarje” që do të mbulohen nga kjo shoqëri, rezulton që vlera totale e shpenzimeve që projektohen të përballohen nga pagesat e rregullimit të operatorëve të licencuar për vitin 2013 të jetë 84,234,784 lekë”, – nënvizon raporti i ERE-s. Ka kompani të tjera, të cilat kanë kontakt me Entin, por refuzojnë të japin informacion. Po kështu, nga ana e Drejtorisë që ka bërë raportin e monitorimit rezulton edhe një fakt tjetër: kompanitë që janë të klasifikuara si prodhues të vegjël kanë manipuluar shifrat. “Lidhur me të ardhurat për prodhuesit e vegjël të energjisë, u krye verifikimi i shifrave të raportuara në pasqyrat financiare nga këto kompani me raportin vjetor për vitin 2012 të KESH sh.a. në funksion të furnizuesit publik me shumicë mbi energjinë e blerë prej tyre. Sikurse vërehet edhe nga tabela në vijim, nga ky verifikim u konstatuan raste diferencash midis të ardhurave të raportuara nga kompanitë dhe atyre që rezultojnë nga raporti i KESH sh.a.”, – vlerëson ERE.

Gazeta Metropol, 17.09.2013