Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

WTI luhatet; Brent tregtohet në 111.66 dollarë për fuci

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI u luhat mes fitimesh dhe humbjesh pasi Arabia Saudite, prodhuesi më i madh në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, tha se tregu botëror i naftës është i furnizuar bollshëm.

WTI për dorëzimet e tetorit ishte në 107.59 dollarë për fuçi në bursën e New York, duke u rritur 3 cent. Kontrata u rrit 17 cent në 107.56 dollarë dje. Vëllimi i të gjitha kontratave të së ardhmes të tregtuara ishte rreth 54 për qind më pak se mesatarja 100-ditore.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e tetorit u rrit 16 cent në 111.66 dollarë për fuçi në tregtimet e Lobndrës. Kontrata më aktive e nëntorit gjithashtu avancoi16 cent, në 110.35 dollarë. Diferenca e Brent ndaj WTI ishte në një prim prej 4.07 dollarë. Raporti u zgjerua dje për herë të parë në pesë ditë në 3.94 dollarë.

Revista Monitor, 12.09.2013