Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, drejt Shqiperise 200 eksperte per ceshtjen e tokes

Ndertimi i gazsjellesit Trans-Adriatik, duket se po shkon drejt konkretizimit te tij. Teksa behet me dije nga mediat azere, se konsorciumi i cili ka marre persiper realizimin e ketij projekti te rendesishem, po realizon hapa reale ne lidhje me ceshtjen e tokes ku edhe do kaloje tubacioni perkates. Konkretisht, fjala eshte per kontraktimin e realizuar me nje kompani holandeze, e cila do te marre persiper procesin e negocimit me pronaret e tokave qe do perfshihen nga ndertimi i gazsjellesit TAP, si edhe shpronesimin e tyre, etape kjo e cila rrjedh nga zbatimi i projektit ne fjale. Por holandezeve te “Royal Haskoning DHV”, u eshte kerkuar gjithashtu qe te dergojne ne Shqiperi, Itali dhe Greqi (tre vendet e perfshira ne projektin TAP), edhe 200 eksperte te cilet do te realizojne nga afer studimin e tokes ku kalon gazsjellesi, si edhe kontaktimin me pronaret e perfshire brenda kesaj siperfaqeje, nga plot 38 komuna ne rang vendi. Me tej, eksperteve do t’u ngarkohet edhe detyra e verifikimit te hollesishem te te dhenave kadastrale, per te realizuar keshtu nje proces sa me te drejte shpronesimi te pronareve qe vertet do preken nga zbatimi i projektit te gazsjellesit Trans-Adriatik. Qellimi eshte pikerisht per t’i identifikuar pronaret e ligjshem, te krijohen kufijte e prones se tubacionit TAP, si edhe te vleresohen ne menyre sa me te drejte pronat e prekura nga zbatimi i tij. Per te vijuar me tej, me fazen e krijimit te rripit te ndertimit, pikerisht aty ku do te thellohet edhe tubacioni. Shoqeruar dhe me instalimet e nevojshme, te tilla si stacionet e kompresorit, stacionet e valvulave etj. Sikunder, ne kuadrin e realizimit te ketij tubacioni, konsorciumi i gazsjellesit Trans-Adriatik do te kerkoje edhe sigurine perkatese ne zonen e ndertimit dhe ate perreth tij. Sakaq, drejtuesit e TAP-it, kane bere me dije para pak ditesh se tashme ka nisur procesi i vleresimit e menaxhimit te siperfaqeve te tokes ku eshte parashikuar te kaloje tubacioni i gazsjellesit. Sipas tyre, fjala eshte ne menyre konkrete per nisjen e procesit te blerjes dhe marrjes me qira te tokave nga ku do kaloje kjo veper e rendesishme energjetike. Do te jete viti 2014, pikerisht ai gjate te cilit parashikohet qe te nise edhe nenshkrimi i marreveshjeve individuale me pronaret per blerjen ose marrjen me qira te pronave, ku do te kalojne tubacionet dhe ndertohen objektet e projektit. Ku sipas ketij te fundit, tashme te perfunduar, ne Shqiperi tubacioni do te kaloje neper 38 komuna dhe Bashki te vendit, ku perfshihen Bashkia e Beratit ajo e Durresit, si dhe nje sere bashkish te vogla dhe komunash, te shtrira ne disa rrethe. Ndersa si afat kohor, ndertimi i gazsjellesit eshte parashikuar te nise ne vitin 2015 dhe te perfundoje ne janar te 2019-s. 

Gazeta Koha Jone, 13.09.2013