Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria jep me koncesion dy HEC-e te reja

1. VENDIM Nr. 724, datë 28.8.2013 PËR MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “KATUND I VJETËR DHE REJA E VELËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, që i jepet shoqërisë “Demal” sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 

2. VENDIM Nr. 725, datë 28.8.2013 PËR MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “DUSHAJ”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, që i jepet shoqërisë “Shpresa AL” sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

energjia.al 13.09.2013