Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Përmes efikasitetit energjetik deri te konkurrenca më e madhe te ndërmarrjet

Përfaqësues të mbi 100 kompanive morrën pjesë dje në Punëtorinë për avancimin e efikasitetit energjetik të ndërmarrjeve. Në Punëtorinë që u organizua në kuadër të projektit të përbashkët afatgjatë “Platforma për efikasitet energjetik” që e zhvillojnë në bashkëpunim Ministria e Ekonomisë dhe EVN Maqedoni, prezentë ishin edhe përfaqësues të jetës akademike në vend, përfaqësues të institucioneve financiare që finansojnë projekte të tilla, përfaqësues të kompanive që kanë realizuar projekte të tilla etj.

Qëllimi i organizimit të kësaj punëtorie ishte ngritja e vetëdijes te ndërmarrjet për përdorimin sa më të madh të masave të efikasitetit energjetik gjatë aktiviteteve të tyre dhe në këtë mënyrë të bëhen më efikas dhe më konkurentë. Ndërmarrjet që veç më kanë zbatuar këto principe treguan përvojat, përparësitë dhe efektet konkrete.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë e prezantuan kornizën strategjike të Republikës së Maqedonisë, me theks të veçantë në sektorin e industrisë si dhe të legjislaturës në këtë fushë, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë EVN Maqedoni i prezantuan mundësitë për përkrahje në realizimin e efikasitetit energjetik.

Pjesëmarrësit në punëtorinë e sotme i përshëndetën Ministri i Ekonomisë z.Valon Saraçini dhe kryetari i Bordit drejtues të EVN Maqedoni z.Verner Hengst.

Politika për efikasitet energjetik ka për qëllim të lehtësojë rritjen industriale në vend’, tha Ministri Saraçini, duke shtuar se ‘zbatimi i efikasitetit energjetik në aktivitetet e ndërmarrjeve drejtpëdrejt ndikon në uljen e shpenzimeve, dhe sidomos në përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve në tregun vendor, por edhe në tregjet e jashtme. Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të punojë aktivisht për të përmirësuar legjislacionin sipas kërkesave të reja dhe do të përkrah sektorin e biznesit në vend, me të gjitha mekanizmat në dispozicion, në mënyrë që të përmirësojë konkurrencën e tij’ tha Ministri Saraçini.

‘Efikasiteti energjetik është me një potencial të jashtëzakonshëm, dhe atë jo vetëm nga aspekti i uljes së shpenzimeve, por edhe si potencial për hapjen e bizneseve të reja, të cilat do të ofrojnë prodhime dhe shërbime që ndërlidhen me këtë fushë’, tha kryetari i Bordit drejtues të EVN Maqedoni, Hengst.

Sipas Planit të parë akcional për efikasitet energjetik dhe Strategjisë për avancimin e efikasitetit energjetik, parashikohet arritja e qëllimit indikativ në nivel shtetërorë, që deri në vitin 2018-të, Maqedonia të ketë kursime të energjisë elektrike për 9 për qind, krahasuar me shfrytëzimin mesatar të energjisë gjatë periudhës pesëvjeçare 2002-2006-të. Për arritjen e këtyre qëllimeve, ndërmarren disa masa në të gjitha sektorët e shpenzimit final të energjisë, përfshirë edhe sektorin e industrisë.

Platforma për efikasitet energjetik si strategji afatgjate u promovua vitin e kaluar. Në kuadër të kësaj platforme u realizua Punëtori me mediat, u realizua fushatënë mediat vizive dhe ato të shkruara, ndërsa pjesë e fushatës ishte edhe emisioni ‘Alfabeti energjetik’.

energjia.al, 13.09.2013