Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tokat ku do të kalojë TAP

Konsorciumi që do ndërtojë gazsjellësin Trans Adriatik njoftoi se ka kontraktuar një kompani holandeze, e cila do të zhvillojë negociatat me pronarët e tokave ku kalon projekti.

Sipas projektit tashmë të përfunduar, në Shqipëri tubacioni do të kalojë nëpër 38 komuna dhe bashki të vendit, ku përfshihen bashkia e Beratit ajo e Durrësit, si dhe një sërë bashkish të vogla dhe komunash, të shtrira në disa rrethe.

Sipas agjencisë azerbajxanase ABC drejtuesit e TAP i kanë kërkuar kompanisë holandeze të dërgojë menjëherë në Shqipëri, Itali dhe Greqi 200 punonjës, të cilët fillimisht do të kontaktojnë me të gjithë pronarët e tokave, ku kalon gazsjellësi.

Paralelisht kompania do të kryejë verifikimin e hollësishëm të të dhënave kadastrale për të identifikuar pronarët legjitimë të pronave. Sipas konsorciumit, pas përfundimit të kësaj faze në fillim të vitit 2014, TAP do të nisë nënshkrimin e marrëveshjeve individuale me pronarët për blerjen ose marrjen me qira të pronave, ku do të kalojnë tubacionet dhe ndërtohen objektet e projektit. Ndërtimi i gazsjellësit është parashikuar të nisë në vitin 2015 dhe të përfundojë në janar të 2019-s.

Top Channel, 11.09.2013