Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ vendos linja të reja për të ulur humbjen në rrjet dhe ndalimin e vjedhjes

Kompania CEZ Shpërndraje investon në vendosjen e linjave të reja të shpërndarjes së energjisë dhe tensionit të mesëm në zonat informale. Administratori i Përgjithshëm i CEZ, Sahit Dollapi, shpjegoi se ndërhyrja në zonën e Saukut ka kushtuar rreth 50 milion lekë të reja dhe do të vijojë edhe në zona të tjera informale në kryeqytet.

Sipas kreut të kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë, në vend këto investime synojnë të rrisin shërbimin , të ulin humbjet në rrjet dhe të ulin mundësinë e vjedhjes së energjisë nga banorët.

Administratori Dollapi ka theksuar se investimet në rrjetin e shpërndarjes po bëhen si rezultat i rritjes së arkëtimeve dhe uljes së shpenzimeve. Dollapi paralajmëroi edhe njëherë se nuk do të tolerohet askush që nuk paguan energjinë.

Në shumë zona të vendit prej shumë kohësh nuk ka pasur asnjë në ndërhyrje në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke bërë që humbjet në rrjet të ishin shumë të mëdha. Aktualisht ndërhyrja në linjat e tensionit është vështirësuar edhe si pasojë e ndërtimeve informale, duke rritur kështu vjedhjen e energjisë.

TV Ora News, 07.09.2013