Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrjeti publik për karikimin e automjeteve elektrike në Gjermani rritet me 60%

Rrjeti publik i Gjermanisë për automjetet elektrike u zgjerua me 10 mijë pika karikimi, një rritje prej gati 60 për qind krahasuar më një vit më parë, tha grupi lobues i energjisë elektrike në vend.

Pikat e karikimit u rritën në 27.730 pika në maj, nga 17,400 një vit më parë, tha shoqata e industrisë së automjeteve elektrike. Pikat e ngarkimit të shpejtë përbëjnë një pjesë prej rreth 14 për qind, tha ajo.

Të dhënat vijnë përpara investimeve të reja për të zgjeruar infrastrukturën e automjeteve elektrike në Gjermani, e cila ka qenë e ngadaltë për të përqafuar zhvendosjen drejt makinave me bateri.

Si pjesë e paketës stimuluese të vendit të zbuluar javën e kaluar, 2.5 miliardë euro janë ndarë posaçërisht për të ndërtuar pika të karikimit elektrik dhe teknologji të qelizave të baterisë.

Rreth 280 mijë automjete elektrike ose hibride janë regjistruar aktualisht në Gjermani. Infrastruktura ekzistues ublike mund të përballojë 440 mijë të tilla./Reuters

Monitor, 08.06.2020