Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, së shpejti do të nënshkruhet rezoluta për ndërtimin e tij

Nënshkrimi i rezolutës për ndërtimin e gazsjellësit do të jetë hapi i radhës që projekti do të përmbushë. Sipas burimeve brenda TAP, kjo rezolutë do të nënshkruhet një muaj përpara se konsorciumi i fushës së Shah Denizit të marrë vendimin final për investimin.

“ Ndërkohë, TAP do të vazhdojë të fokusohet te projekti për të bërë gjithçka gati për nisjen e punimeve në 2015-ën”, tha i njëjti burim. Sipas tij parashikohen të ndërmerren aktivitete të ndryshme me shtetet transite : Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë, siç janë servituti i tokës dhe blerja e saj, bërja publike e vlerësimit mjedisor dhe ndikimi social, angazhime të marra këto nga të gjithë aksionarët.

Revista Monitor, 06.09.2013