Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria jep me koncesion HEC-in e rradhes

VENDIM Nr. 679, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “GAFER”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer”, që i jepet shoqërisë “Paster” sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

energjia.al, 30.08.2013