Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria jep me koncesion dhe dy HEC-e te reja

– VENDIM PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “KATUND I VJETËR DHE REJA E VELËS”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, që i jepet shoqërisë “Demal”, sh.p.k..

2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Katund i Vjetër dhe Reja e Velës”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

– VENDIM PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “DUSHAJ”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.125/2013, datë 25.4.2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

4. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, që i jepet shoqërisë “Shpresa AL”, sh.p.k..

5. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dushaj”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.

6. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

energjia.al, 29.08.2013