Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie nga niveli më i lartë i dy viteve

Nafta referencë amerikane, West Texas Intermediate, WTI, ra nga niveli më i lartë që nga maji 2011, pasi të dhënat e qeverisë treguan se rezervat e naftës bruto u rritën me ritmet më të larta në katër muaj në SHBA, konsumatorin më të madh të naftës në botë.

WTI për dorëzimet në tetor ra $1.30 në $108.80 për fuçi. Kontrata kërceu 1% dje në $110.10, niveli më i lartë i mbylljes që nga 3 maji 2011.
Nafta europian Brent për dorëzimet e tetorit ra $1.44, në $115.17 për fuçin ë Bursën e Londrës. Diferenca mes dy treguesve është $6.51 në favor të Brent.

Revista Monitor, 29.08.2013