Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Leter BERZH-it mbi aprovimin e strategjise se re te kreditimit te energjise

BERZH-i është në proçes aprovimi të strategjisë së re të kreditimit në sektorin e energjisë. Në 4 Shtator në Beograd BERZH-i organizon një konsultë publike me OJF-të e rajonit me synim përmirësimin e draft-strategjisë me propozimet e OJF-ve. Por shqetësimi i shoqatave pjesë e projektit SEE SEP, ku përfshihet dhe Qendra “Grupimi Ekolëvizja”, është se praktika e deritanishme e BERZH-it e dhënies së 50% të kredive për burimet fosile nuk do të ndryshojë.

Shqetësimi ynë është se konsultimi publik është veçse një fasadë dhe se me mijërat e nënshkrimeve, analizat e bazuara që kërkojnë ndërprerjen e financimit të qymyrit nga BERZH-i nuk do të merren parasysh për hir të interesave të grupeve të caktuara. Prandaj 17 shoqatat e projektit “ “Politikat E Qëndrueshme Energjitike të Europës Juglindore”, ku përfshihen Qendra “Grupimi Ekolëvizja” dhe Qendra Eden, i kanë dërguar një letër publike anëtarëve të bordit të BERZH-it.

Më poshtë mund të lexoni letrën publike:

Letër drejtuar BERZH-it

28 Gusht 2013

Strategjia sektoriale energjitike e BERZH-it

Rishikimi i strategjisë sektoriale energjitike të BERZH-it ndodhet në udhëkryq në dy aspekte kryesore.

Sikurse e dini, Banka Botërore dhe sidomos Banka Europiane e Investimeve kanë marrë së fundmi hapa të rëndësishëm për ndërprerjen e disa prej aspekteve më negative të politikave të tyre kredituese për energjinë.

Gjithashtu, zhvillimet e fundit politike si aderimi i Kroacisë, marrëveshja e Serbisë me Kosovën, ndryshimi i qeverisë në Shqipëri, tregojnë drejt integrimit të ardhshëm të vendeve të Europës Juglindore në Bashkimin Europian, një arësye për tu gëzuar dhe shqetësuar për sa i përket arritjes së standarteve europiane në energji dhe klimë.

Në këtë kontekst dhe në përgatitje për konsultimet publike të BERZH-it për tu mbajtur më 4 Shtator 2013, rrjetet tona kanë punuar shumë për përgatitjen e propozimeve dhe studimeve të qarta, të cilat ne besojmë se duhet të bëhen shkas që BERZH të konsiderojë seriozisht përmirësimin e strategjisë së saj sektoriale të energjisë të publikuar në 19 Korrik.

Për shkak të seriozitetit të konsultimit në Beograd dhe të shqetësimit tonë se ky konsultim nuk duhet të jetë formal, me respekt i kërkojmë BERZH-it të impenjohet seriozisht në dialog në lidhje me pyetjet si më poshtë:

Cila do të jetë përbërja e grupit të punës së BERZH-it prezent në konsultim? A do të përfshijë drejtorë të nivelit të lartë dhe/ose anëtarë të bordit?
A do tu sigurohet pjesëmarrësve në takimin konsultues një draft-raport i mbledhjes për rishikim?
Si do të tregojë skuadra e BERZH-it në dokumentacionin vijues të takimit se ku dhe si kanë përmirësuar strategjinë në përgjigje të propozimeve të OJF-ve?
Në rastet kur skuadra e BERZH-it nuk është dakort me propozimet e ngritura gjatë konsultimit publik, si do të deklarojë qartë se me çfarë nuk është dakort dhe përse?
E marrim shumë seriozisht dhe me mirëbesim konsultimin publik, prandaj presim që BERZH-i të ketë po këtë përqasje.

Me respekt

Rita Strakosha – EKO Levizja, 29.08.2013