Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

EVN nuk lë vjedhës rryme pa zbuluar

Vazhdojnë kontrollet e EVN-së dhe, në këtë mënyrë, edhe zbulimi i shfrytëzuesve të paligjshëm të rrymës.

Ekipet e EVN-së dhe Policia, kanë zbuluar javën e shkuar gjithsej 10 raste të shfrytëzimit të paligjshëm të energjisë elektrike.
Ky numër i shtohet atij prej 35 rastesh, në dy javët e parë të muajit gusht, duke formuar totalin në tri javë, prej gjithsej 45 rastesh.
Për të gjithë janë ngritur kallëzimet penale, për veprën që parasheh dënim me burg deri 5 vjet.
Energjia e shpenzuar në mënyrë të paligjshme do të përllogaritet, dhe të kallëzuarit do të detyrohen të bëjnë pagesën për kilovatët e shpenzuar.
Sipas një statistike të EVN-së, nga fillimi i vitit e deri sot janë regjistruar gjithsej 1.200 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa dëmi përllogaritet të kapë vlerën prej 2.2 milionë euro.

Gazeta Zhurnal, 29.08.2013