Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha: Markimi i karburanteve është interes jetik i qytetarëve

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri Berisha e shpreh se koncesioni i markimit te karburanteve eshte ne interesin e qytetareve. “U ngritën me të madhe kundër shënjimit të naftës, sigurisht sepse notonin në fuçi nafte vetë. Shënjimi është interesi jetik i qytetarëve. Ky interes nuk është vetëm buxheti, por ky interes është shëndeti në rradhë të parë sepse kemi bërë ligje shumë të mira për të ruajtur mjedisin nga ndotjet e gazrave, por duhet të kontrollojmë produktet. Edhe këtë koncesion ata e kanë vënë në listën e zezë. Ne vazhdojmë rrugën tonë. Ne duhet të heqim çdo pengesë ligjore dhe urdhëroni të respektojmë standardet. Nuk po kërkojmë asgjë veçse të shesësh naftë të rregullt. Në këtë kontekst duhet transparencë e plotë dhe të shihet edhe heqja e të drejtës, deri dhe mbyllja e saj”, tha Kryeministri Berisha.

energjia.al, 29.08.2013