Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arvizu-Gjiknurit: Do të ndihmojmë në çdo formë qeverinë e re

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arivu zhvilloi sot paradite një takim me Damian Gjiknurin, e zgjedhur nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, për postin e ministrit të Energjetikës dhe Industrisë. Takimi nisi në orën 11: 00 minuta.

Takimi i zhvilluar në selinë e PS-së, zgjati rreth 60 minuta.
Pas përfundimit të takimit, si Arvizu dhe Gjiknuri u treguan të rezervuar në lidhje me bisedën që u zhvillua mes tyre por nënvizuan bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Qeverisë së re.

“Jemi të vendosur të punojmë me Qeverinë e re të Shqipërisë dhe ta asistojmë në çdo formë” – tha Arvizu.
”Ishte një takim i frytshëm. Shtruam disa piketa dhe shfaqëm vizionin dhe problematikën në sektor. Besojmë në mbështetjen e SHBA-së”- tha Gjiknuri.
Arvizu nuk iu përgjigj pyetjes se çfarë ndihme mund të japë Shqipëria në konfliktin e Sirisë.

Ky nuk është takimi i parë i ambasadorit amerikan me drejtues të qeverisë së re. Pak ditë më parë ai takoi edhe dy ministra të tjerë të zgjedhur nga PS-ja, Saimir Tahirin për ministrinë e Brendshme dhe Mimi Kodhelin për ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu, ai ka zhvilluar një takim edhe në LSI, me ministrin e ardhshëm të drejtësisë, Nasip Naço.

Gazeta Shqiptarja.com, 29.08.2013