Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Preçi: Qeveria e re të privatizojë sistemin e shpërndarjes

Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike duhet të privatizohet që në vitin e parë të qeverisë së re. I këtij mendimi është ish-ministri i Ekonomisë Zef Preçi. Sipas tij, mbajtja në kushtet aktuale e kompanisë së furnizimit shkakton konflikt interesi, shton kostot për qeverinë dhe konsumatorët dhe nuk zgjidh problematikën e sistemit energjetik në Shqipëri.

Preçi thotë se, pas zgjidhjes së problematikës së pronësisë me kompaninë çeke, qeveria duhet të përzgjedhë një kompani serioze në këtë sektor për të kryer privatizimin. Preçi thotë gjithashtu se, qeveria e re duhet të marrë parasysh edhe rregullimin e praktikave për importin e energjisë në vend. Kjo barrë duhet të hiqet nga korporata gjeneruese dhe të krijohet një fond që t’i paraprijë blerjeve të energjisë në periudha piku me çmime të larta. Që nga fillimi i këtij viti, kompania “CEZ Shpërndarje” ka një administratë të përkohshme shtetërore.

Masa ekstreme e ndërmarrë nga ERE duke i hequr licencën kompanisë private, erdhi për të mos lënë në kolaps të gjithë sistemin energjetik shqiptar. Ndërkohë, borxhet që kompania e shpërndarjes ka ndaj KESH për importin e energjisë arrijnë në diçka më shumë se 200 milionë euro.

TV Scan, 28.08.2013