Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha: Te publikohen emrat e pikave te karburantit qe abuzojne

Kryeministri Berisha urdheroi ne mbledhjen e sotme Ministrin e Ekonomise Mima per publikimin e emrave te pikave te karburantit qe abuzojne. “Z. Mima, dëgjojmë në lajme kontrolli i cilësisë së karburanti ka nxjerrë në pah faktin se disa nga ato stacionet e karburantit i kanë cilësitë përtokë. Por popullit i thonë se ligji nuk na i lejon që ti bëjmë publike. Do të sjellësh me urgjencë, do ta dekretojmë një akt normativ, për të hequr këtë pengesë. Çdo qytetar le ta marrë vesh se kush i bën hile dhe kush nuk i bën hile. Kjo qenka shumë interesante. Ai merr dhe përzien naftën me naftë pusi dhe në do ti themi prit se e ruajmë ne sekretin. Jo, nuk do të ketë asnjë sekret. Megjithatë mua mu duk e çuditshme, por në se ekziston ndonjë pengesë ligjore do të bëhet një akt normativ sot për të hequr çdo pengesë ligjore. Le ta rrëzojnë ata po unë do të shfrytëzoj të drejtën kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha Kreyministri Berisha.

energjia.al, 28.08.2013