Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria jep me koncesion HEC-in e rradhes

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Blac”.
1. Kërkohet, që te shfrytezohet pjesa e lirë ne pellgun ujëmbledhës të përroit të Kumbullës dhe Blac mbi kuotën 1163 m m.n.d.
2. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkurruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.
3. Ofertat duhet të shoqërohen me dokumentet ligjore dhe administrative origjinale ose kopje të noterizuara, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të ngarkohen ne sistemin e prokurimit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.
4. Sigurimi i ofertës, që është në shumën 2% të vlerës së Projektit, të dorëzohet së bashku me ofertën. Format e pranueshme të sigurimit janë përshkruar në dokumentet e procedurës konkurruese.
5. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data.20/09/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. 9. Ofertat do të hapen në mënyrë elektronike ranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 20/09/2013, ora 12:00.

energjia.al, 26.08.2013