Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria jep me koncesion HEC-et e rradhes

VENDIM Nr. 687, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË KONTRATËN E KONCESIONIT TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “AURORA KONSTRUKSION” SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT VLUSHË, MIRATUAR ME VENDIMIN NR. 713, DATË 21.5.2008 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21 pika 4, e 27 të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e marrëveshjes “Për disa ndryshime dhe shtesa në kontratën e koncesionit të formës “BOT”, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Aurora Konstruksion” sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentralit Vlushë, miratuar me vendimin nr. 713, datë 21.5.2008, të ndryshuar të Këshillit të Ministrave”.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

VENDIM Nr. 688, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “GENER 2” SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE NË LUMIN ZALLI I QARRISHTËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21 pika 4, e 27 të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (ndërtim, operim dhe transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues dhe shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Zalli i Qarrishtës, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

VENDIM Nr. 689, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “BLAC”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac”, që i jepet shoqërisë “Preng Bip Perkeqi” sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

VENDIM Nr. 690, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “LUSEN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer”, që i jepet shoqërisë “Eurobiznes” sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Lusen”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

VENDIM Nr. 691, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “SELCA 2 DHE MESMAL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”, që i jepet shoqërisë “Kutrolli Nima” sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

VENDIM Nr. 692, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “KAÇINAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7 të ligjit nr. 125/2013, datë 25.4.2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kaçinar”, që i jepet shoqërisë “I-AS” sh.p.k.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kaçinar”, duhet të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

VENDIM Nr. 693, datë 16.8.2013 PËR MIRATIMIN E AUTORIZIMIT TË NDËRTIMIT TË CENTRALIT ELEKTRIK ME ERË (PARQE EOLIKE) DHËNË SHOQËRISË “POWER WIND ENERGY” SHPK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 34/1 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e autorizimit të ndërtimit të centralit elektrik me erë nga parqet eolike të vendosura në zonën e Libohovës, qarku Gjirokastër, sipas koordinatave të zonave të përcaktuara në hartën që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhënë shoqërisë “Power Wind Energy” sh.p.k., me seli në adresën rr. “28 Nëntori”, pallati 425, ap. 7, Elbasan, Shqipëri, regjistruar në Regjistrin Tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, mbajtëse e NUIS K73421201A, datë 20.9.2007, për
ndërtimin e centralit elektrik me erë nga parku eolik i vendosur në zonën e Libohovës, qarku Gjirokastër, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 24.08.2013