Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OKB: Shpërndarja e burimeve ujore mund të shkaktojnë konflikte

Konferenca Ndërkombëtare për Burimet Ujore nisi më 20 gusht në Taxhikistan dhe do të përfundojë të enjten.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha nëpërmjet një mesazhi se për shkak të problemeve në shpërndarjen e burimeve ujore, mund të shkaktohen mosmarrëveshje madje konflikte mes qeverive dhe banorëve të vendeve të ndryshme të botës.

Zv.sekretari i përgjithshëm i OKB-së Wu Hongbo që ishte i pranishëm në këtë konferencë tha se një e treta e popullsisë së botës jetojnë në vendet me probleme në furnizimin me ujë.

Ai shtoi se sot në botë ka rreth 800 milionë njerëz që përballen me mungesa serioze të furnizimit me ujë dhe 2.5 miliardë banorë nuk mund të furnizohen me ujë të pastër.

Shefi i OKB-së tha se Kombet e Bashkuara kanë caktuar vitin 2013 si vitin e bashkëpunimit mbi burimet ujore, duke shpresuar se kjo mund t’u ofrojë vendeve të ndryshme një shans për bashkëpunim në këtë drejtim.

“Përdorimi i arsyeshëm dhe i vazhdueshëm i burimeve ujore vjen në bazë të bashkëpunimit mes vendeve të ndryshme”, theksoi Ban.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 22.08.2013