Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trump shan OPEC para gjithë botës

Presidenti Donald Trump tha në një mbledhje të liderëve botërorë se OPEC po i mashtron,  duke sjellë ankesën e tij në selinë e Kombeve të Bashkuara.

“OPEC dhe vendet anëtare të Organizatës po përfitojnë në kurriz të të gjithë botës. Askujt nuk duhet t’i pëlqejë kjo. Ne i mbrojmë këto vende ndërkohë që ato përfitojnë duke na rritur çmimet e naftës”, tha ai në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Komentet e presidentit vijnë pak ditë pasi OPEC, Rusia dhe vende të tjera partnere, refuzuan thirrjet për të ulur çmimet nëpërmjet rritjes së prodhimit.

Karteli ka limituar prodhimin që prej Janarit 2017 në mënyrë që të ndalojnë rënien e çmimeve që kanë falimentuar qindra kompani amerikane të naftës dhe kanë shtuar presionet financiare te vendet prodhuese.

Trump e fajëson politikën për rritjen e çmimeve, që kanë arritur në 80 dollarë për fuçi. Aleanca e uli prodhimin më shumë se ç’pritej për shkak të problemeve në vende si Venezuela dhe Libia.

Gjatë Qershorit, grupi ra dakord të rikthejë një pjesë të ofertës. Megjithatë, vendimi i Donald Trump në Maj, për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rikthyer sanksionet ndaj Iranit, prodhuesin e tretë më të madh, është një nga faktorët kryesor të rritjes së çmimeve.

Administrata e Trump ka nxitur rritjen e çmimeve këtë verë, duke i thënë blerësve që të mos bëjnë tregti me Iranin, duke i çuar eksportet e vendit në 0 deri në Nëntor, përndryshe rrezikojnë gjoba.

Scan Tv,  26.09.2018