Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OKB paralajmëron për rrezikun nga ngrohja globale

Një grup pune i Kombeve të Bashkuara publikoi një raport që paralajmëron rreth rrezikut të madh që i kanoset planetit në të ardhmen, nëse ngrohja globale nuk mbahet në minimumin e saj.

Ekspertët bëjnë thirrje për marrjen e masave, për të shmangur pasojat që mund të çojnë në thatësirë të skajshme, zjarre, përmbytje dhe mungesë të ushqimit për qindra miliona njerëz.

Në raportin e Grupit Ndërqeveritar të Punës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike detajohet se si klima e tokës, shëndeti dhe ekosistemet do të ishin më mirë, nëse udhëheqësit botërorë do të gjenin një zgjidhje si të kufizonin në të ardhmen ngrohjen e shkaktuar nga njeriu me gjysëm gradë Celsius mes viteve 2030 dhe 2052, në vend të objektivit prej 1 gradë, për të cilin është rënë dakort në shkallë botërore.

“Mesazhi është se vendet duhet të bashkëpunojnë. Ata duhet të ndërmarrin veprime bashkëpunuese dhe të koordinuara nëse duam të arrijmë qëllimin e një 1.5 gradëve ngrohje. Zgjidhja u takon qeverive në këtë fazë. Ne u kemi dhënë faktet shkencore, provat dhe kostot. U takon qeverive të vendosin çfarë të bëjnë me të”, thotë Jim Skea, bashkëkryetar i grupit të punës.

Disa nga përfitimet e kufizimit të ngrohjes globale drejt objektivit më të ulët lidhen me më shumë se gjysmën e atyre njerëzve që vuajnë nga mungesa e ujit, me vdekjet që shkaktohen nga nxehtësia, smogu dhe sëmundjet ngjitëse.

Gjithashtu kufizimi i grohjes globale do të shpëtonte nga shkrirja e pakthyeshme akullin e Antarktidës perëndimore si dhe shumicën e botës së shkëmbinjve koralorë prej zhdukjes.

Së fundmi grupi i punës u takua në Korenë e Jugut për të finalizuar raportin. Ky i fundit u hartua me kërkesën e vetë qeverive në vitin 2015, pasi u ra dakort për një pakt botëror për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  10.10.2018