Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ngadalësohet ngrohja globale

Shkencëtarët e kanë ende të vështirë të shpjegojnë se përse ngrohja globale duket se është ngadalësuar gjatë dekadës së fundit, në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimaterike.

Studimi ndërqeveritar pretendon se 95% e ngrohjes shkaktohet prej njerëzve, por ata e kanë të pamundur të identifikojnë një arsye të vetme si shkaktare e saj.

Të dhënat zyrtare, nga ana e tyre, tregojnë se ndonëse trendi i ngritjes së temperaturave vazhdon, ai nuk i përgjigjet parashikimeve për ngrohjen në 15 vitet e fundit.

Dokumenti, i cili do të publikohet së shpejti, justifikon frenimin e rritjes se “efektit sere” me hirin vullkanit, uljen e intensitetit të rrezatimeve nga Dielli dhe më shumë absorbim te nxehtësisë nga ana e oqeanëve.

Top Channel, 21.08.2013