Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BP padit Qeverinë e SHBA-së

British Petroleum (BP), ka paditur Qeverinë e Shteteve të Bashkuara pas vendimit të saj për të penguar gjigantin e naftës nga nënshkrimi i kontratave të reja federale. Kompania britanike është shpallur fajtore për akuza penale që lidhen me derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, më 2010.

British Petroleum (BP) , thotë se kërkon vendim gjyqësor që do të heqë ndalesën kundër saj të Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Ambientit.

Zyrtarë të kësaj të fundit nuk kanë pranuar të komentojnë për rastin.

Një shpërthim në prill të vitit 2010, në një bazë që operohej nga BP në Gjirin e Meksikës, ka shkaktuar vdekjen e 11 punëtorëve të naftës dhe derdhje të miliona litrave në Gji.

Portali Telegrafi, 13.08.2013