Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Xhiro e kompanive të Taçi Group, 350 milionë euro në 2012-n

Përmes kompanive të tij, “Taçi Oil” (tregtues më shumic ë i naftës), “Kuid” (tregtues me pakicë i naftës) dhe ARMO (rafineria e naftës), biznesmeni Rezart Taçi realizoi një xhiro vjetore prej rreth 50 miliardë lekësh në 2012-n, me një rritje prej 80% në raport me një vit më parë, kryesisht si rrjedhojë e zgjerimit të “Taçi Oil”. Të dhënat bëhen të ditura nga tatimet. Në këtë mënyrë, Taçi Group renditet në një prej grupeve më të mëdha në Shqipëri, sipas xhiros, pas Çalik Group (Eagle, Albtelecom, BKT) dhe manjatit tjetër të naftës në vend Kastrati.

Rritje të ndjeshme ka shënuar kompania e tregtimit të naftës, “Taçi Oil International”, ku grupi e ka përqendruar aktivitetin në këtë kompani në 2012-n, ndryshe nga një vit më parë, kur sipërmarrja tjetër e grupit, rafineria ARMO, mbajti pjesën kryesore të grupit. Xhiro e “Taçi Oil International” arriti në 32.8 miliardë lekë në 2012-n, duke u shtatëfishuar në raport me një vit më parë dhe duket u renditur në kompaninë e dytë më të madhe të naftës në vend, pas Kastratit. Por kompania rezultoi me një humbje minimale prej 30 milionë lekësh.
ARMO, nga ana tjetër, ka rezultuar me një tkurrje të xhiros prej 20% në 18 miliardë lekë.
Gjatë tre viteve të fundit Grupi “Taçi Oil” ngriti rrjetin më të madh të pikave të pakicës në vend, me rreth 300 pika shitje (pjesa më e madhe e të cilave me qira), nga rreth 1200 që janë në total në vend. Por gjatë vitit 2013 Taçi Oil ka pasur probleme me furnizimin me naftë të këtyre pikave, pjesa më e madhe e të cilave e ndërprenë aktivitetin, apo u morën sërish nga pronarët e mëparshëm.
Ditët e fundit, 85% të aksioneve të ARMO, në pronësi të grupit Taçi Oil, iu shitën azerëve të Heaney Assets Coorporation’.

Revista Monitor, 12.08.2013