Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karburantet që kanë deklaruar ulje të qarkullimit do jenë objekt i kontrolleve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në analizën e treguesve të performancës për periudhën Janar – Gusht 2018, ka konstatuar se tatimpagues, veçanërisht ata që operojnë në sektorin ekonomik të ndërtimit dhe tregtimit të karburanteve, kanë deklaruar ulje të qarkullimit.

Kjo do të thotë se niveli i mospërmbushjes tatimore nga tatimpaguesve të këtyre sektorëve është në nivele jo të duhura.

Nisur nga ky konstatim, DPT, njofton se këta tatimpagues do të jenë objekt i vizitave fiskale.

Administrata Tatimore bën me dije se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit. Ndaj në mbështetje të këtij qëndrimi, tatimpaguesit, ftohen që të korrigjojnë vetëdeklarimet.

“Në asnjë rast qëllimi i Administratës Tatimore nuk është vendosja e penaliteteve, por përmbushja vullnetare e detyrimeve që ngarkohen nga legjislacioni në fuqi” shkruhet ne njoftimin e Tatimeve.

Scan Tv,  28.09.2018