Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Furnizimi me gaz për Shqipërinë nis në janar të 2019

Shqipëria do të përfitojë furnizim me gaz në janar të vitit 2019, pas përzgjedhjes të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) nga konsorciumi i Shah Deniz II në Azerbajxhan. Komisioneri për çështjet e gazit pranë Entit Rregullator të Energjisë, Shkëlqim Bozgo, thotë se, në një periudhë 6-vjeçare vendi do të jetë i aftë të ndërtojë infrastrukturën ligjore dhe materiale për gazifikimin, pasi aktualisht një gjë e tillë nuk ekziston.

Investimi, vetëm në fazën e parë arrin në 1 miliard euro, ndërsa numri i të punësuarve arrin në 20 mijë.

Përveç përfitimeve të mëdha në fazën e ndërtimit, projekti pritet të ndikojë rrënjësisht në zhvillimin ekonomik të vendit, pasi garanton jo vetëm të ardhura të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, por edhe siguron një alternativë energjetike, më ekonomike për qytetarët.

Sipas tij, nevojat fillestare të vendit do të jenë nga 300 deri në 500 milionë metër kub gaz në vit, që do të përdoren kryesisht për industrinë e rëndë.

Ndërsa nevoja totale e vendit duke përfshirë edhe konsumatorin final do të jetë rreth 1 miliard metër kub gaz në vit.

Bozgo thotë gjithashtu se, ndërtimi i këtij gazsjellësi do të sjellë edhe përfitime të tjera për vendin, pasi do të mundësojë jo vetëm transportin drejt Evropës, por edhe anasjelltas.

Gazeta Rilindja Demokratike, 06.08.2013