Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dollapi: Po përmirësojmë rrjetin e shpërndarjes

“Për debitorët do të ketë ndërprerje të energjisë”. 

I janë futur punës pavarësisht temperaturave të larta.

Linjat e vjetra te perçimit të energjisë po zëvendësohen me të reja, me një potencial disa herë më të lartë.

Investimi do të mundësojë furnizimin me parametra bashkëkohorë duke filluar nga uzina e traktorëve deri në afërsi të qendrës tregtare Teg, dhe u shërben kështu rreth 8 mijë banorëve. Por kompani nuk sjell vetëm lajme të mira për konsumatorët. Ata që nuk e kanë paguar energjinë janë të destinuar të përballen me ndërpreje të saj. Vetëm në zonën e farkes, paraditen e së martës u prenë linjat për 200 debitorë.

Disa ditë më parë kompania njoftoi se do të ndërpresë energjinë për institucionet publike debitore. Tashmë kur jemi në pragun e afatit të vënë nga CEZ-, një pjesë e këtyre kompanive kanë reaguar, duke filluar të bëjnë pagesat e para.

TV ABC News, 06.08.2013