Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Jep dorëheqjen kreu i CEZ, Sahit Dollapi

Administratori i “CEZ Shpërndarje” Sahit Dollapi ka njoftuar përpara bordit të ERE-s, dorëheqjen nga ky post, duke shprehur angazhimin për të qëndruar në detyrë deri në emërimin e drejtorit të ri.

Sahit Dollapi ka raportuar sot përpara komisionerëve të ERE-s për mbarëvajtjen e kompanisë gjatë kohës që ai ka drejtuar “CEZ Shpërndarje”.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë përmirësuar treguesit e arkëtimeve dhe humbjeve, janë përmirësuar shërbimet dhe marrëdhëniet me qytetarët. Më pas ai ka komunikuar vendimin e tij për tu dorëhequr nga ky post.

Dorëheqja e Dollapit është komentuar nga komisionerët e ERE-s, të cilët e kanë vlerësuar punën e tij si të efektshme në zgjidhjen e disa problematikave të mëdha.

Ndërkaq, siç mëson gazetarja e “News24” Aurora Sulçe, brenda 3 ditësh komisionerët e ERE-s do të shqyrtojnë dorëheqjen e Dollapit dhe më pas do të bëhet shpallja e konkursit për zgjedhjen e administratorit të ri të përkohshëm të CEZ Shpërndarje.

Në më pak se një javë do të kemi mundësi të mësojmë emrin e administratorit të ri të CEZ Shpërndarje, nëse qeveria nuk do të marrë një vendim për shpronësimin e CEZ dhe më pas emërimit prej saj të një drejtori të ri.

Balkan Web, 08.10.2013