Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bello: PD mbushi CEZ me emërime politike, të vinte turp t’i dëgjoje

Ish-zv/ministri i Energjitikës, Pajtim Bello ka qenë sot në mbrëmje i ftuar në studion e “A1 Report” për të analizuar situatën energjitike në vend.

“CEZ ka sot 271 milionë euro borxh, një borxh që s’ka qenë kurrë, një humbje 50% a më shumë. PD e ktheu gjithë CEZ Shpërndarjen në organizatë politike, emërime rrënqethëqse, pa asnjë lidhje me energjitikën. Të vinte turp t’i dëgjoje. Ish-fetar, drejtor i shpërndarjes së një qarku meqë kreu i PD dhe vinë këto rezultate që po flasim”, theksoi Bello.

Sipas tij, “ERE duhet të përcaktonte përgjegjësitë e dështimit. Ende nuk dihet situata e kësaj kompanie dhe ndërkohë që flasim Seit Dollapi ripropozoi një privatizim. Vetë Seiti si kryeadministrator, Ministria e Energjitikës nuk hodhën asnjë hap, që shteti të shkonte në gjyqin ndërkombëtar ku e ka hedhur CEZ. Edhe pse u përzgjodh një kompani për të na përfaqësuar askush s’u mor me këtë kompani”.

A mund të privatizohet më CEZ? “Pa zgjidhur një problem të parë në gjyq, se s’është i zgjidhur statusi, privatizimi do ishte gabim më i rëndë se ai i PD. Kompania duhet të kthehet në një gjendje të menaxhueshme, e pastaj përgatitjet për privatizim”, shpjegoi Bello.

A do t’ia dalë qeveria Rama? “Me masa të rrepta qeveria do t’ia dalë. Kam besim. Duhet të kalojë çdo gjë në fill. Duhet të shmangen lidhjet e paligjshme, vjedhjet. Duhet një aksion jo vetëm i CEZ, ERE, por duhet të përfshihet gjithë shteti, ne si konsumatorë, gjithë shoqëria. Nuk është vetëm energjia katastrofike, ajo rrezikon gjithë ekonominë e vendit”, u përgjigj ish-zv/ministri Pajtim Bello.

“Nuk mund të qëndrosh me idenë se do importojmë. Blejmë energjinë me çdokusht pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Kjo ka qenë gjëja më e keqe, që është bërë”, kritikoi Bello politikën e ish-kryeministrit Berisha në energjitikë.

Sa kohë do duhet të rimarrë veten CEZ? “Ky plan veprimi do 2-3 vjet. Efeketet e para do ndihen në 1 vit, të arrijmë të paktën vetëfinancim të sistemit”.

Gazeta Shqiptarja.com, 08.10.2013