Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sic pritej, METE ndahet ne Ministri e Ekonomise dhe Ministri e Energjise

Sikundër e kishte premtuar, kreu i opozitës prezantoi në 24 korrik strukturën e qeverisë së re të Shqipërisë për vitet 2013-2017.

“Do të kemi një ndarje të Ministrisë së Ekonomisë, e cila praktikisht është një strukturë shumë e rëndë me një gamë shumë të gjerë për të mbuluar çështjesh dhe rezulton nga analiza jonë me disefiçenca të mëdha. Prandaj, kjo superministri kështu siç është sot nuk do të ekzistojë më.

Do të kemi nga njëra anë Ministri të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila do të mbulojë sektorët e zhvillimit, do të mbulojë zhvillimin rajonal, do të mbulojë problematikën e klimës së biznesit, do të mbulojë gjithë detyrimet që burojnë nga marrëveshjet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në fushën e ekonomisë, mbrojtjen e konsumatorit, dhe mbi të gjitha do të mbulojë marrëdhënien me sipërmarrjen që do të ndryshojë rrënjësisht, në qasje dhe në sjellje.

Nga ana tjetër Ministria e Energjisë dhe Industrisë, që do të mbulojë me përparësi dhe me fokus të plotë projektet e zhvillimit në fushën e energjisë me impakt kombëtar dhe rajonal, si dhe gjithë pjesën që ka të bëjë me pasuritë natyrore, minierat, hidrokarburet dhe industrinë e lehtë”, tha Rama.

energjia.al, 26.07.2013