Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konsensusi në OPEC+ do sjellë stabilitet në tregun e naftës

Ministri saudit i Energjisë, Khalid al-Falih, tha se konsensusi që po dilte në mesin e grupit OPEC + të prodhuesve të naftës, do të çojë drejt stabilitetit të tregut të naftës në gjysmën e dytë të vitit, njoftoi të hënën media arabe.

Çmimet e naftës në muajin maj pësuan rënien më të keqe mujore në gjashtë muaj, duke rritur shqetësimet që mosmarrëveshjet tregtare të mund të prekin kërkesën për naftë bruto. Arabia Saudite prodhoi 9.65 milion fuçi në ditë naftë gjatë muajit maj, tha një burim i industrisë saudite, një ulje më e thellë sesa synimi i saj i vendosur nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve duke përfshirë Rusinë, grupi i njohur si OPEC +.

Objektivi i prodhimit të eksportuesit më të lartë të naftës në Arabinë Saudite nën marrëveshjen e furnizimit OPEC + është 10.3 milionë/bpd. Në prill, vendi prodhoi 9.742 milionë/bpd, tregojnë të dhënat e OPEC. Marrëveshja e reduktimit të prodhimit vlen deri në fund të qershorit.

“Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbështetur stabilitetin e tregut përtej qershorit. Për mua, kjo do të thotë tërheqjen e inventarëve nga nivelet e tyre aktualisht të larta, ” është shprehur Falih sipas Arab News.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha në botë, janë të përfshira në një luftë tregtare e cila është duke ushqyer frikën nga një ngadalësim ekonomik botëror, i cili do të peshonte në kërkesën e naftës. Por në të njëjtën kohë, sanksionet e SHBA ndaj anëtarëve të OPEC, Venezuela dhe Iran, kanë ulur eksportet e tyre të naftës.

“Rritja e fërkimit tregtar dhe barrierave potenciale sigurisht do të kishte një ndikim negativ në ekonominë globale dhe rritjen e kërkesës së naftës. Por drejtimi i negociatave (midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës) është vështirë të parashikohet, “tha Falih. “Ju mund të jeni i sigurtë se do të jemi të gatshëm për vendimmarrje. Këto nivele (të paqëndrueshmërisë) janë krejtësisht të pajustifikuara në dritën e bazave aktuale të tregut, të cilat mbeten të shëndetshme dhe niveleve të larta të disiplinës nga prodhuesit e OPEC + “.

Scan,  03.06.2019