Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miraton ndryshimet ne kontraten e Petromanas ne Berat

VENDIM PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJEVE HIDROKARBURE SHTESË TË KONTRATAVE ME NDARJE PRODHIMI, PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË SHQIPËRI, NË TOKË, NË BLLOQET A-B DHE D-E, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS, E PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE (AKBN), DHE “PETROMANAS ALBANIA GMBH”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13, të ligjit nr.7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e marrëveshjeve hidrokarbure shtesë të kontratave me ndarje prodhimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në Shqipëri, në tokë, në blloqet A-B dhe D-E, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), dhe “Petromanas Albania GmbH”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Vleresohet ky ndryshimet kane lidhje me blerjen e 25% te aksioneve te kontrates te Blloweve 2-3 nga gjigandi Shell..

energjia.al, 24.07.2013