Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dollapi, mina me shpërthim të vonuar qeverisë së re

CEZ Shpërndarje, shoqëria që administrohet aktualisht nga Sahit Dollapi po i vendos “mina” me shpërthim të vonuar qeverisë së re të pas-shtatorit. Pak ditë më parë u njoftua se CEZ Shpërndarja kishte nisur importin e energjisë.

Por burime të sigurta të lidhura me tregun e energjisë bëjnë me dije për DITA-n se z.Dollapi po blen energji me kushtin që pagesa të bëhet pas 3 muajve, minimalisht nga tetori. Kjo do të thotë se Dollapi do e lejë me borxhe shoqërinë kur atë ta marrë nën administrim qeverisja e re.

Dje ndërkohë e gjithë Tirana, vecanërisht zona e Bllokut ka patur ndërprerje të energjisë. Ndëprerjet kanë shkaktuar kaos në zonën e Bllokut ku ndodhen bankat kryesore, filialet kryesore të kompanive private celulare dhe disa nga zyrat qendrore të kompanive më të mëdha në vend.

CEZ Shpërndarje e drejtuar nga Sahit Dollapi ka qenë vazhdimisht nën akuzë kohët e fundit për shpërdorime masive dhe abuzime me sfond të theksuar politik. Kjo shoqeri u përdor rëndshëm në fushatën elektorale të PD-së, duke devijuar fluksin e të ardhurave dhe burimet njerëzore thuajse hapur në fushatë. Ndërkohë akuza të shumta që vijojnë ka për abuzime em faturat dhe debitet e vjetra të kompanisë.

Edhe Dollapi, në fushatën pro-Bashës: “Doktori e do pa zhurmë”

Dje, z.Dollapi ka thirrur grupe-grupe anëtarët e PD-së brenda CEZ-it dhe të anëtarësuar të rinj, duke i udhëzuar ata të votojnë për Lulzim Bashën në zgjedhjet e djeshme për kryetar të PD-së. Burime të DITA brenda CEZ bënë me dije që në mbedhje është përdorur emri i Berishës dhe anëtarëve të PD-së u është thënë që të votojnë për Bashën pa folur shumë vërdallë: “Vetëm të mos bëhet zhurmë se Doktori do që të bëhet me delikatesë” – interpretoi një pjesëmarrës në mbledhje porositë e dhëna, sipas burimit të DITA.

Gazeta Dita, 23.07.2013