Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Interviste e shqiptarit qe mundesoi projektin TAP; Energy Man 2012!!!

Mbas kerkesave te shumta te lexuesve, Portali i Energjise po ri-publikon intervisten eksklusive te Z. Naske Afezolli te dates 04 korrik 2013, ku Z. Afezolli flet per kontributin e tij si ideatori, themeluesi dhe nxitesi kryesor i projektit TAP.

Shume pak vete jane ne dijeni te fakti qe shqiptari Afezolli, si nje nga drejtuesit kryesore te kompanise zviceriane EGL nga viti 1995 (aksioneri kryesor i TAP), ka dhene ndihmesen e tij te pacmuar ne realizimin e ketij projekti gjigand, me perfitues kryesor Shqiperine por dhe rajonin (perfshire dhe Kosoven). Megjithe veshtiresite dhe pengesat nga projektet paralele si dhe nga fqinjet “xheloze”, z. Afezolli deklaron per energjia.al se ka punuar pa reshtur per 10 vitet e fundit per ta cuar perpara kete projekt. Me krenari ai e sheh projektin e tij te realizuar me sukses, duke i hapur rruge nje epoke te re ne tregun shqiptar te energjise.

Theksohet se Portali i Energjise e ka vleresuar z. Afezolli ne 100 vjetorin e pavaresise me cmimin “Energy Man 2012“, me motivacionin “Per kontributin e shquar ne perfshirjen e Shqiperise ne projektin TAP si dhe rritjen e transparences ne tregun energjetik shqiptar dhe ate rajonal”.

1. Ju jeni shqiptari qe keni mundesuar suksesin e projektit TAP. Si ndiheni tani qe endrra u be realitet?

Ju falenderoj se pari per ftesen tuaj dhe vleresoj shume cmimin qe portali tuaj i nderuar me dha me rastin e 100 vjetorit per kontributin qe kam dhene per TAP.

Ne radhe te pare jam shume i lumtur qe endra ime dhe perpjekjet e parreshtura 10 vjecare qe ta rreshtonim Shqiperine ne nje nga korridoret strategjike te gazit natyror qe lidh Europen me burimet e reja te gazit ne detin Kaspik e shume me gjere u aprovua perfundimisht e me sukses te plote nga investitore te rendesishem ne fushen e prodhimit te gazit dhe nga faktoret nderkombetare ne rrethana mjaft komplekse dhe ne kushtet e nje konkurence te jashtezakonshme per tu perfshire ne nje korridor te tille.

Projekti TAP e pozicionon Shqiperine te barabarte me fqinjet e saj dhe vendet e tjera Europiane sikurse e meriton per pozicionin e saj gjeo-strategjik si edhe per kontributin qe populli jone vital i ka dhene qyteterimit Europian e boteror ne mijra vjecaret e kaluar e qe do te vazhdoje ti jape ne te ardhmen.
Ky projekt do shndrohet ne dy vjet ne nje realitet shume premtues per zhvillimin e metejshem ekonomik te vendit e te gjithe rajonit te Europes Juglindore dhe sigurimin e stabilitetit politik afatgjate.

Une kam punuar ne EGL per zhvillimin e tregjeve te reja qe ne vitin 1995.
TAP si projekt eshte konceptuar fillimisht nga nje grup prej dy – tre kolegesh, eksperte te mirenjohur ne fushen e energjise dhe me eksperience te sukseseshme nderkombetare qe u bashkuam ne kompanine e mirenjohur Zvicerane EGL (aktualisht Axpo) ne fillim te viteve 2000.
Ishte nje periudhe jashtezakonisht interesante ndryshimesh ne tregjet Europiane te energjise. Eksperienca e sukseseshme e reformimit dhe liberalizimit te tregut Amerikan te energjise elektrike dhe gazit natyror ishte tanime cvendosur dhe zhvillim te plote edhe ne Europen e Bashkuar. Ishin ravijezuar rezultatet e para te sukseseshme te liberalizimit te tregjeve te energjise elektrike e te gazit natyror ne Europe. Kompanite e medha energjetike, kampionet nacionale te vendeve te Europes perendimore, ishin te detyruar nga reforma e liberalizmit te tregjeve te energjise te humbnin monopolin e transmetimit dhe te lejonin akses te gjithe lojtareve te tregut ne kushte te barabarta konkurence.
Ne keto kushte edhe EGL, qe kishte pasur nje pozite dominuese gjeografike prej shume vitesh me eksportet te konsiderueshme te energjise ne Itali, do te humbiste mundesite e transmetimit ne linjat e saj te interkoneksionit me Italine. Per te mbajtur pozicionet e saj ne Itali dhe per te qene konkurent ne tregun Italian EGL kishte marre tanime vendimin per te investuar 2000 MW ne centrale te reja per prodhimin e energjise elektrike me gaz natyror ne Itali.

Ne, nje ekip berthame fillestar ekspertesh me experience te pasur ne transaksionet tregtare nderkombetare te energjise elektrike dhe gazit natyror kishim marre detyren per studimin dhe realizimin e sigurimit te burimeve afatgjata e me ekonomike te furnizimit me gaz te centraleve te ardhshem ne Itali.

Pasi u studjuan te gjitha mundesite u fokusuam ne dy alternativat qe dilnin perpara EGL. E para mundesi ishe te hynim ne kontrata afatgjata me furnizuesit monopolist te gazit natyror ne Itali me cmime relativisht te larta dhe e dyta ishte te siguronim gaz me cmime konkuruese nga burimet e reja ne zhvillim nga vendet me rezerva te medha te gazit e qe desheronin te hynin ne tregun Europian.

Zgjidhjet me burimet e reja kerkonin se pari nje vizion te drejte strategjik per te ardhmen dhe parashikim largpames te zhvillimeve te tregut te gazit ne Europe, kerkonin studime e krahasime variantesh innovative, guxim ne marrje vendimesh strategjike dhe permbanin po ashtu edhe nje kompleks reziqesh (komerciale, teknike e politike).

Duhet theksuar se shpenzimet fillestare per alternativat e reja do te ishin te konsiderueshme djetra deri me shume se njeqind milion Euro dhe ne rastin e mosaprovimit te variantit final te zgjedhur do te perballoheshim me humbjen e gjithe investimeve te kryera. Ky rrezik na ka shoqeruar gjate gjithe ketyre 10 viteve deri ne diten qe TAP u shpall fitues.

Nga dy alternative kryesore ne EGL zgjodhem variantin e vizionit te se ardhmes, ate te furnizimit nga burimet e reja, qe perfshinte edhe diversifikimin e burimeve te gazit per Europen dhe rritjen e sigurise te furnizimit. Studimet e para-fizibilitetit filluan ne vitin 2003. Periudha 2003 – 2004 u shoqeruan me krijimin e nje ekipi te specializuar ne fushen e gazit natyror me nje experience shumatore prej 25 deri 50 vjetesh. U angazhuan firma inxhinierike te mirenjohura ne fushen e projekteve te tilla.

Per mua shqiptarin e lindur dhe rritur ne Shqiperi dhe qe e kishte lene vendin e tij ky ishte shansi i madh qe mund te vinte Shqiperise nje here ne shekull.

Lindi shpresa qe Shqiperia Europiane e meritonte prej shekujsh, te integrohej sa me shpejt “de fakto” ekonomikisht dhe politikisht ne Europe nepermjet nje korridori energjetik.

Perfshirja ne Korridorin Jugor Europian te Gazit Natyror do te ishte licensa energjetike “de fakto” e nje Shqiperie me te ardhme te garantuar Europiane sepse korridoret madhore strategjike te gazit konceptohet te kalojne ne vende me stabilitet te garantuar politik.

Pritej dhe ndodhi shume shpejt qe ky aspekt te trajtohej edhe si thembra a Akilit nga projektet konkuruese ose nga forca te caktura qe nuk iu intereson nje Shqiperi Europiane dhe e stabilizuar. Dhe me te vertete ne shume konferenca e takime perballe apo ne prapaskena u ndesha shpesh me argumentin e stabilitetit te Shqiperise. Te gjitha ketyre argumentave ne menyre konstante iu vija perballe rolin stabilizues qe prej shekujsh faktori shqiptar ka luajtur ne Ballkan e Europe si nje nga popujt me te vjeter dhe me shume dinjitet. Argumentoja ne shume prezantime me krahasimin e TAP me nje “Egnatia” te gazit natyror. Edhe fakti qe Shqiperia u antaresua ne NATO na ka ndihmuar jo pak ne te gjitha forumet e konferencat ku kam prezantuar projektin TAP per dhjete vjet rrjesht nga viti 2002 deri ne 2012.

Duhet theksuar se ne studimet e para-fizibilitetit jane analizuar tre rruge kryesore e nje nga ato e perjashtonte Shqiperine. Por edhe dy projekte te tjera rajonale konkuronin per te njejtat burime te gazit natyror dhe nuk e perfshinin Shqiperine.

Kompanite dhe vendet qe zhvillonin ato projekte ishin shume te fuqishme dhe jo rralle here jam ndeshur me argumentat e tyre se perse Korridori Jugor i Europes i Gazit Natyror duhet te anashkalonte Shqiperine.

Argumentat tona themelore ne te gjitha forumet e gazit ku e kam prezantuar projektin ne emer te EGL kane qene dy. Se pari, ana ekonomike sepse kalimi nga Shqiperia ishte projekti me koston me te ulet dhe se dyti, ndikimi qe TAP do t’i sillte Shqiperise dhe mbare rajonit te Europes juglindore qe ende deri me sot eshte plotesisht i varur vetem nga nje burim furnizimi e per me teper disa vende, si Shqiperia, Mali i Zi, dhe Kosova nuk kane asnje akses ne import.

Gershetimi i argumentave e shndronte TAP ne nje projekt unik e te pakrahasueshem me asnje tjeter. Kjo sepse TAP nuk eshte vetem nje projekt per Europen Perendimore por nje projekt qe do te sillte nje zhvillim rajonal te papare perfshire edhe Shqiperine dhe gjashte vendet fqinje qe nuk jane ende antare te Bashkimit Europian por qe aspirojne te gjitha te jene.

Keto argumenta te rendesishem strategjike na shoqeruan dhe ndihmuan pa mase ne 10 vitet e perpjekjeve te vazhdueshme duke filluar nga 2003 dhe 2004 kur edhe e kam prezantuar dy here projektin ne Banken Boterore dhe USAID ne Washington DC por edhe i ftuar ne dhjetra konferenca, forume, ambasada, etj.

Me kujtohet kur u pyeta ne vitin 2004 nga drejtori i ECA ne Banken Boterore, Peter Thompson se c’me shtyu t’i drejtohem Bankes Boterore per te prezantuar projektin TAP sepse ky projekt do te sjelle gaz natyror ne Itali dhe Europen perendimore nga burimet e reja, pergjigja ime ishte se se pari, ky projekt eshte i vetmi projekt i korridorit Juglindor qe ne dallim nga te gjithe te tjeret kalon ne Shqiperi (qe eshte antare e Komunitetit te Energjise te Europes Juglindore (EnC)); se dyti, eshte projekti me koston me te ulet, sepse kalimi nga Shqiperia eshte me pak i kushtueshmi (pra kursehen disa qindra milione Euro); se treti, nuk do te duhen kosto shtese (perseri kursehen disa qindra milione Euro) per te sjelle gaz natyror nga burimet e reja te gazit ne Shqiperi dhe rajon, sepse TAP ne te dy fazat e tij e kryen ate automatikisht pa kosto shtese per investime ne gazjelles shtese.
Pra me nje gaz sjelles do te mund te zgjidhim dy probleme madhore, diversifikim e burimeve te gazit ne Europen Perendimore e Itali e rritjen e sigurise se furnizimit dhe do ti sjellim gaz natyror asaj pjese te Europes Juglindore qe ende nuk ka gaz.
Se katerti, me te patur nje leter mirekuptimi nga Banka Boterore do te fillonim nenshkrimin e marreveshjeve me qeverite e tre vendeve nga do te kalonte TAP. Letra pozitive arriti se shpejti nga Banka Boterore ne te cilen vleresohej projekti TAP per specifikat e tij rajonale
Letra e Bankes Boterore na dha mundesine e fillimit te kontakteve zyrtare me qeverite e Shqiperise, Bullgarise dhe Maqedonise nga ku ishte ishte planifikuar te kalonte TAP (me vone u vendos qe TAP te kalonte nge Greqia ne Shqiperi per ne Itali).

E para Mareveshje Mirekuptimi u nenshkrua ne 26 Maj te Vitit 2004 me Shqiperine. E kujtoj me emocione te vecanta dhe jam shume krenar qe ajo marreveshje e pare me Shqiperine ka firmen time personale. Me kujtohen me emocion te vecante takimet qe patem me Ministrin e asaj kohe Viktor Doden, me dy Zv/Ministat Pajtim Bello dhe Arben Ahmetaj, te dy eksperte mjaft te kualifikuar ne fushen e energjetikes. Nuk mund te mos permend edhe drejtorin Prof. Dhima i cili qe atehere iu perkushtua TAP me nje pasion te jashtezakonshem dhe qe per mua mbetet eksperti zyrtar Shqiptar me kontributin me te madh per TAP. Me kete rast dua te theksoj se qe nga 26 Maji i vitit 2004 kemi patur mbeshtetje nga te gjitha qeverite e Shqiperise.
Nje periudhe e rendesishme dhe vendimtare per projektin e cila ka ndikuar fuqishem ne vendimin e Statoil per t’iu bashkuar projektit kane qene zhvillimet ne 2005 – 2008. Ishte nje periudhe kur kontributi mbeshtetes i projektit TAP nga ana e Ministrise METE dhe ish/ Ministrit te asaj kohe, z. Ruli mundesoi pershpejtimin e proceseve. Vleresoj angazhimin pa nderprerje te z. Dhima dhe z. Jasimi me te gjitha baterite duke arritur miratimin e TAP ne kohe rekord ne Shqiperi
Ishte nje mbeshtetje e pakursyer e Shqiperise qe i inkurajonte te huajt edhe me shume nga progresi i TAP ne Shqiperi. Te gjitha qeverite e Shqiperise e kane mbeshtetur TAP ne keto dhjete vjet dhe me kete rast iu shpreh mirenjohjen time.
Megjithate sot desheroj te permend ne kete pike edhe historine e vezes se Kolombit. Ne fillim vjen ideja dhe me pas vijne realizimet e idese. Shume projekte jane diskutuar ne 20 vjetet e fundit qe nga renia e sistemit te centralizuar ne 1991, shume prej tyre jane realizuar dhe shume mbeten vetem ne leter, por asnjehere nuk duhen harruar dhe me keq akoma sulmuar pioneret dhe ideatoret idealiste, ata qe u perpoqen per vite rresht e qe morren rrezikun e u perplasen qe ne fillim me kundershtaret e projektit.

Sigurisht projekti TAP ka qene qe ne fazen e konceptimit dhe me tej te zhvillimit gjate dhjete viteve nje projekt unik qe asnje force politike nuk do te guxonte ti dilte kundra. Eshte merita e te gjithe shqiptareve per aprovimin e tij final sepse bota dhe Europa i besojne ne fund te fundit vitalitetit dhe deshires per progress te shqiptareve dhe te ardhmes se popullit tone.

Dhe ja erdhi ky cast simbolik i dates 28 Qershor (fill mbas 100 vjetorit te pavaresise).

Mos iu duket e cuditeshme por shpesh me therrte ne zemer kur permendeshin mungesa e stabilitetit dhe e rreziqeve politike qe Shqiperia paraqiste. Meditoja shpesh se si do te kishte vepruar nje Isa Buletin inxhinier ne ditet e sotme po te kishte qene ne vendin tim i pajisur me te gjitha mjetet e moderne por perseri shume i ndjeshem dhe gjaknxehte ndaj armiqve te atdheut tone.

Kishte edhe ndonje rast ekstreme ne disa konferenca kur hiqej nga harta e projekteve te mundeshme TAP. Nje here u justifikua se ishte perdorur nje harte vjeter. Por une asnjehere nuk i humba shpresat dhe ne disa raste edhe vjet i kam kritikuar haptas veprime te tilla ne Forumet Europiane.

Gjithmone kam besuar qe ne shqiptaret kemi vetem nje Zot, ate te shqiptareve dhe atehere kur kemi bere gjithcka dhe bindet qe ne e meritojme na ndihmon. Dikush do te me pyeste, kush eshte ky zot i Shqiptareve dhe pergjigja ime do te ishte “SHQIPTARIA”.
Me kujtohet ku i prezantova projektin TAP per here te trete administrates Amerikane (kete radhe me inisiativen time personale dhe me ndihmen e miqve amerikane simpatizante te Shqiperise) te derguarit te posacem te presidentit Amerikan per Euro Azine, Ambasadorit Richard Morningstar ne mes te nentorit 2009. Ai u entuziazmua dhe ftoi ne prezencen time dy drejtuesit e kompanive te medha Europiane me seli ne kryeqytetin Amerikan per te diskutuar projektin TAP. Une e mbylla prezantimin me argumentin qe TAP dhe IAP bashkojne edhe dy antaret e fundit te NATO’s Shqiperine dhe Kroacine. Amasadori me pyeti per origjinen time. I thashe thjesht jam me origjine shqiptare dhe me dy nenshtetesi. Perseri me pyeti mos je Kosovar sepse kam njohur disa dhe me duken burra trima. Jemi njelloj iu pergjigja.

Nje argument tjeter i sukseshem qe na ka ndihmuar po ashtu shume ka qene edhe kombinimi e lidhja e TAP me projektin rajonal IAP qe do te lidhe TAP me Malin e Zi, Bosnje dhe Herzegovinen e Kroacine. Ne kemi nenshkruar dukumentat e bashkepunimit qe ne vitin 2007 me kompanine kroate Plinacro dhe organizuam ne te njejten dite edhe nenshkrimin e Memorandumeve te Mirekuptimit ndermjet qeverive te vendeve te larpermendura.

Duhet theksuar se nje pune e shkelqyer eshte kryer ne paralel nga koleget e EGL ne vitet 2007 – 2008 te cilet ia transmetuan te gjitha avantazhet e TAP partnerit potencial Norvegjez Statoil, prodhuesi i dyte me i madh i gazit natyror ne Europe.
Vendimi i Statoil per te ndare 50% te aksioneve me EGL ne Shkurt 2008 i dha nje impuls edhe me te fuqishem ne arenen nderkombetare TAP.
Tani EGL nuk ishte me e vetme por kompania e dyte me e madhe prodhuese e gazit ne Europe iu bashkua perpjekjeve tona te metejshme.
Kontributi i ekipit tone kishte korrur frytet e para te nje suksesi te merituar. Rruga drejt suksesit po zgjerohej. Me pas TAP iu bashkua edhe E.ON me 15% te aksioneve. Dhe perpjekjet vazhduan me sukses te plote me kurorezimin zyrtar nga aksioneret e Shah Deniz II me 28 Qershor 2013.

2. Cilat mendoni se ishin avantazhet kryesore per zgjedhjen e TAP vs. Nabucco?

Nje pjese e avantazheve te TAP per zgjedhjen e tij iu jam pergjigjur pyetjes se pare. Prandaj do te perpiqem te jem sa me konciz.
Se pari duhet theksuar se zgjedhja e TAP nga Konsorciumi i Shah Denizit konfirmoi qe projekti TAP eshte gazjellesi me i avancuar nga pikepamja ekonomike dhe teknike per transportin e gazit natyror te Shah Deniz ne Europe. Mbeshtetja ne te kaluaren dhe vazhdimi i mbeshtetjes nga ana e Komisionit Europian dhe qeverive te ndryshme te Europes thekson rendesine e vecante te TAP ne axhenden Europiane te energjise.

Nuk duhet harruar qe ne fund te fundit, pavaresisht nga avantazhet gjeopolitke te TAP investitoret e Shah Deniz jane te interesuar ne radhe te pare te kene garanci qe do te mbulojne koston e investimit dhe te arrijne nje fitim qe justifikon investimin. Si rezultat tregjet ku do te shitet gazi natyror qe do te transmetohet nga TAP dhe cmimet e negociuara deri ne marrjen e vendimit kane luajtur gjithashtu nje rol shume te madh. Eshte e kuptueshme qe projekti me koston me te ulet eshte kompromisi themelor ne kenaqjen e prodhuesve dhe bleresve paralelisht sepse projektet me kosto me te larte nuk mund te konkurojne ato me kosto me te ulet. Ne kete rast na ndihmoi perseri edhe pozicioni i Shqiperise.

Ne Mars 2013 TAP iu pergjigj drejtperdrejte tete kritereve te zgjedhjes te percaktuara nga konsorciumi i Shah Deniz: ne anglisht jane commerciality (ana komerciale), project deliverability (livrueshmeria e projektit), scalability (shkallezimi), operability (ana operative), financial deliverability (livrueshmeria financiare), engineering design (projekti i detajuar inxhinierik), alignment and transparency (transparenca), and public policy considerations (konsideratat e politikave publike).

Propozimi i TAP perfshinte qindra dokumenta qe trajtonin ne detaje aspektet teknike e tregtare, financiare e ambjentaliste dhe nga politikat e qeverisjes tek Pergjegjesite Sociale te Korporates dhe e managimit te aksionereve.
Nje faktor shtese ka qene edhe interesi i kompanise Sokar per te hyre ne tregjet e gazit natyror te Europes Juglindore dhe kerkesat qe ka patur per gaz nga shume vende te rajonit.

Vendimi final konfirmon avantazhet e projektit.

3. Cilat jane perfitimet kryesore per Shqiperine nga realizimi i TAP-it?

TAP do te jete nje nga burimet me te medha te investimeve te huaja te drejtperdrejta ne Shqiperi qe mund te arrijne ne 1 deri edhe ne 1.5 miliarde Euro. TAP do te jete nje nga burimet madhore te gjenerimit te te ardhurave ne vend. Gjate ndertimit TAP do te stimuloje punesim ne industrite qe lidhen drejperdrejte ose terthoraz me projektin, perfshi fabrikimin dhe sherbimet publike, transportin, komunikacionin si edhe sherbimet financiare dhe te shume bizneseve. Por do te kontriboje edhe ne zhvillimin e rrugeve dhe infrastrukturave te tjera. Gjate ndertimit TAP parashikohet te krijoje 1’500 deri 2’000 vende pune te drejtperdrejta dhe 5’000 deri ne 10’000 te terthorta.

Gjithashtu, projekti do te luaje nje rol te jashtezakonshem ne zhvillimin a tregut te energjise ne Shqiperi dhe do te mundesoje shndrimin e Shqiperise ne nje korridor te gazit natyror per Europen Juglindore si edhe lidhjet me vendet fqinje te saj perfshire edhe Kosoven. Ne kete aspekt ndihmon shume edhe pozicioni gjeografik. Duhet te permend ne kete pike se TAP mundeson ne menyre ekskluzive edhe projektin IAP (lidhjen e Shqiperise me Kroacine) dhe se bashku jane pjese e rendesishme strategjike e unazes se projektuar te gazit natyror te Europes Juglindore.
Nderkohe pikat e daljes per furnizimin e konsumatoreve vendas dhe mundesimi i livrimeve te gazit ne dy drejtime, pra edhe sic quhet edhe ne drejtim te kundert (reverse flow) do te ndihmoje ne garantimin e sigurise te furnizimit te konsumatoreve jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Greqi dhe vendet e tjera fqinje. Egziston gjithashtu edhe alternative per te zhvilluar rezervuare te gazit natyror ne zonen e Fierit.

4. Gazi natyror konsiderohet si energji e paster me kosto te ulet. A mund te perfitoje Shqiperia nga TAP-i per furnizimin e popullates dhe industrise me gaz?

Sigurisht perfitimet per popullaten dhe industrine shqiptare mund te jene te jashtezakonshme nese shfrytezohen mundesite qe do te krijohen. Per kete qellim duhet te fillohet menjehere nga puna sepse do te duhen projekte shtese e investime per infrastrukturat e reja te cilat do ti sherbejne krijimit te tregut te brendshem te gazit natyror ne Shqiperi. Ne, shqiptaret, kemi jashtezakonisht shume per te bere. Pas marrjes se vendimit pozitiv per TAP duhet shpejtesia maksimale e veprimeve per te arritur me sukses objektivin e nje konsumi deri ne 500 mio meter kub ne vit pas disa vitesh te fillimit te punes se TAP.

Duhet te mos harrojme qe kemi nje TEC te ri me fuqi 95 – 100 MW me gaz natyror ne Vlore prej disa vitesh qe nuk punon dhe per te cilet taksapaguesit shqiptare paguajne interesa cdo vit. Ai TEC mund te konsumoje menjehere nje sasi te caktuar nga 100 mcm (million meter kub) ne vit deri ne 150 mcm. Por qe te furnizohet me gaz nga TAP TEC i Vlores apo cdo konsumator tjeter industrial duhet investuar ne nje gaz sjelles qe do e lidhe me pikat e daljes se TAP. Per kete do te duhen investime shtese nga te interesuarit dhe njekohesisht nje marreveshje me kompanite qe do te sjellin gaz natyror nepermjet TAP ne Europe.

Te njejtat arsyetime vlejne per infrastrukturat per popullaten. Keto studime dhe inisiativa private duhet te fillojne te futen ne perdorim, te analizohen dhe te veprohet menjehere.

5. C’fare roli do te kete Shqiperia ne skakieren gjeopolitike rajonale me fillimin e TAP-it?

Se pari, fitorja me e madhe ne realizimin e TAP eshte c’mitizimi i Shqiperise nga propaganda e atyre forcave te cilat e shohin popullin tone me cmire.
Ato lloj forcash nga nje ane lidhen me elementet me te korruptuar dhe jane miq te ngushte me ta dhe nga ana tjeter flasin gjithe diten prapa kraheve kunder nesh, Shqiptareve.

Ishin pikerisht ato forca qe i hoqen mundesine Shqiperise te lidhjes me kabel me Italine si interkoneksioni i pare me i mundshem pas ndryshimeve ekonomke te rajonit dhe ia dhuruan ate mundesi Malit te Zi. Gjithashtu jane te pajustifikueshme vonesat per realizimin e lidhjes 400 kV me Kosoven. Une nuk desheroj te analizoj ketu arsyet, sepse justifikimet mund te jene te shumta, por shikoj rezultatet dhe pergjegjesite jane te qarta. Edhe ketu na vjen ne ndihme historia e strucit qe per ti fshehur perpiqet te fuse koken ne rere por qafen e ka aq te gjate saqe nuk mund te fshihet.

Me realizimin e TAP Shqiperise i hapen realisht perspektiva te reja te jashtezakonshme per projekte te tjera sikurse interkoneksioni kablor nen ujor me Italine (kjo qe ka qene endra ime po aq e madhe sa edhe TAP), terminale te gazit natyror te lenget (LNG) ne infrastrukture, termocentrale me gaz, etj. Shqiperise I hapet edhe mundesia e lidhjes me Kroacine nepermjet IAP dhe te shndrohet ne nje autostrade rajonale e gazit natyror.
Me kujtohet kur perfundova studimet punova disa vjet ne Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan, qe ishte me te vetete nje gjigand industrial per Shqiperine e asaj kohe. Nuk desheroj te hyj ne diskutime se cfare u be mire dhe shume keq ne ate veper por desha vetem te cek se ne ato vite thuhej nga drejtuesit e shtetit se Metalurgiku ishte clirimi i dyte i Shqiperise sepse nuk do te ishim te varur nga te huajt ne importimin e metaleve aq strategjike per ekonomine dhe mbrojtjen.
Tani konceptet per interesat kombetare kane ndryshuar shume. Por perseri ne mbetemi shqiptare dhe nuk duhet te shesim te gjitha interest tona kombetare tek te huajt. Koncepti i shitjes 1 dollare ka qene nga me te shemtuarit dhe mohon cdo dinjitet kombetar. Ne duhet te mbrojme interesat tona kombetare qe trashegimtaret tane te kene dinjitet dhe mos trajtohen si sahanlepires dhe sherbetore te huajve ne atdheun e tyre.
Nje aspekt tjeter eshte qe ne duhet te rrisim kontributin e elementit shqiptar ne cdo projekt dhe kete t’iu kerkojme te huajve zyrtarisht.
Per fat te keq nje pjese e politikes shqiptare gjate 20 vitete te fundit eshte perpjekur ne te kundert ti pastroje projektet sa me shume nga elementi shqiptar ne menyre qe te kene ruge te hapur per shitjen e interesave kombetare per interesa klubesh personale!?

Gjate realizimit te tij jam i bindur se TAP do te kete nevoje per shume me teper se tani per elementin shqiptar. Shpresoj se do ti trajtoje shqiptaret me respekt e dinjitet si te barabarte dhe jo si raja ne role sekondare.

Ne fund te fundit TAP po ashtu ka nevoje per Shqiperine po aq sa ka nevoje Shqiperia per TAP sepse cdo rruge tjeter do ti kushtonte te pakten 300 deri 500 mio Euro me shume.

Se fundi eshte detyra e te gjithe shqiptareve kudo qe jemi ta kthejme cdo projekt strategjik madhor ne nje element zhvillimi te metejshem e ne platforma te reja per shumefishimin me projekte te tjera qe lidhen drejtperdrejte apo terthoraz.

Edhe ne ekonomine e tregut ka sisteme te drejta e te padrejta. Te padrejtet jane ato ku mbizoteron fitimi afatshkurter mbi arsyen. Cdo ekstrem eshte i rrezikshem per shoqerine.

Roli i qeverive normale eshte te vendose rregulla loje te pastra e transparente, ti hapin rruge inisiativave private dhe mos bllokojne elementin progresiv te afte per interesa te ngushta politike.

TAP fale zotit eshte konceptuar qe ne fillim si nje projekt racional ne te cilin mbizoterojne arsyet dhe jo deshirat apo emocionet politike. Shpresoj se do te mbetet i tille edhe gjate realizimit edhe gjate shfrytezimit.

Populli shqiptar ka nevoje per frymezim qe te punoje dhe te derdhe te gjitha aftesite e tij krijuese ne dobi te tij e te dhenies se kontributit maksimal per shoqerine dhe jo vetem per nje grup te caktuar “politikanesh” apo “pronaresh”.

Ne shoqerite moderne ka ikur nje here e pergjithmone koha e mitingjeve shurdhuese. Ato organizohen vetem ne ato sisteme e shtete ku nuk ka drejtesi e transparence.

Une kam jetuar qe nga largimi nga Shqiperia ne fillim te viteve 90 kryesisht ne Zvicer dhe SHBA.
Ne Zvicer politikanet nuk kane kohe te organizojne mitingje elektorale me zera te ngjirur por i publikojne idete e tyre me qetesi ne media dhe sikurse edhe ne shumicat e demokracive perendimore organizojne debate te hapura te qeta dhe pa tam-tame.

Populli eshte ai qe vendos per cdo ndryshim me rendesi per vendin dhe kjo ne shumicen e rasteve organizohet edhe me referendume popullore.

Po i mbyll pergjigjet me respektin tim per urtesine, thjeshtesine, dhe krenarine shqiptare. Rrofshin perjete!

Ju faleminderit.

energjia.al, 20.07.2013