Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miraton kriteret per zonat e lejuara minerare

VENDIM Nr. 571, datë 27.6.2013 PËR MIRATIMIN E KRITEREVE TË PËRCAKTIMIT TË ZONAVE TË LEJUARA MINERARE PËR TË DREJTAT MINERARE TË MIRATUARA ME MARRËVESHJE KONCESIONARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9 pika 1 shkronja “c” të ligjit nr. 10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në rastin kur një e drejtë minerare jepet me koncesion, zona e lejuar minerare përfshin sipërfaqen e shprehur në koordinata për:
a) tërësinë e trupave, punimeve dhe objekteve ekzistuese minerare në momentin e dhënies të së drejtës minerare me koncesion;
b) tërësinë e trupave dhe objekteve sipas vazhdimësisë së trupave minerare që shfrytëzohen në mënyrë racionale nga punimet kapitale minerare, të miratuara në kuadrin e marrëveshjes koncesionare dhe sipas punës kërkimore zbuluese të realizuar më pas nga koncesionari;
c) burimet minerare që janë në vazhdimësi dhe/ose të trupave dhe objekteve minerare të së njëjtës strukturë minerare të vendburimit minerar, që përfshijnë tektonikat, tektonikat shkëputëse etj., duke mundësuar shfrytëzimin racional dhe eficent në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.
2. Koordinatat e zonave të lejuara minerare, të përcaktuara sipas pikës 1 të këtij vendimi, vlerësohen me vendim të këshillit teknik të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
3. Me qëllim lejimin e veprimtarisë minerare dhe plotësimin e programit koncesionar në zonën e lejuar, të përcaktuar sipas shkronjës “a” të këtij vendimi, ministri që mbulon çështjet minerare pajis koncesionarin për herë të parë me leje minerare, bazuar në procedurat standarde përkatëse për përgatitjen dhe paraqitjen e dokumentacionit për pajisjen me leje minerare.
4. Çdo ndryshim i zonës së lejuar minerare, në lidhje me parashikimet e shkronjave “b” e “c” të këtij vendimi, miratohet me urdhër të ministrit që mbulon çështjet minerare. Të gjitha ndryshimet reflektohen në aneksin përkatës të lejes minerare.
5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 19.07.2013