Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mashtrim me sasinë e karburantit

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka gjobitur me nga 750 mijë lekë të reja pesë pika karburanti në kryeqytet dhe ka pezulluar aktivitetin e njërës prej tyre, për shkak të abuzimit me sasinë e karburantit që u shesin konsumatorëve, duke manovruar me makinerinë e pompës.

“Deri tani kemi shkuar deri në 30 subjekte. Pesë pika kanë rezultuar me probleme, njërën prej të cilave e kemi mbyllur, të tjerat rinisën punën në bazë të rregullave”, thotë Sami Gjeka, drejtor i DPM-së në Tiranë.

Inspektorët e Metrologjisë thonë se më problematike janë pikat e karburantit të vendosura në zonat rurale. Vetëm gjatë vitit 2012, Drejtoria e Përgjithshem e Metrologjisë ka vendosur mbi 70 gjoba për shkak të shkeljes së parametrave në dhënien e karburantit.

Pjesë e aksionit kanë qenë edhe distributorët e gazit ku sipas inspektorëve ka më shumë rregull për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqesin në rast të ndërhyrjeve. Megjithatë edhe këtu janë vënë re abuzime për të cilat këtë vit janë gjobitur 3 distributorë ndërsa gjatë vitit 2012, 13 të tillë.

Top Channel, 16.07.2013