Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjykata zvarrit paditë e CEZ-it, gjyqet mbajnë peng miliona lekë

Odiseja e zvarritjeve të seancave gjyqësore nuk ka të ndalur, as kur bëhet fjalë për sektorë që një urdhër gjykate mund të zhbllokojë apo lëvrojnë miliona lekë.

Më 09.12.2011 kompania CEZ Shpërndarje ka paditur në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit mbi deklarim të pavlefshëm e një mase administrative të vendosur ndaj shoqërisë energjitike.

Dosja prej asaj dite është në gjykim nga Anila Kristani dhe nga mesatarja prej 302 ditësh që duan çështje të tilla për zgjidhje, dosja sot ka shënuar 585 ditë. Në një varg seancash çështja shtyhet për mungesa të palëve ose për mungesë të gjyqtares. Çka është më absurdja në këtë çështje është fakti që nga séance e fundit më 09.07.2013 ajo e rradhës është shtyrë plot tre muaj, për më 04.10.213.

Më 21.06.2011 CEZ-i paditi Entin Rregullator të Energjise Elektrike (ERE) për shfuqizim/ndryshim akti administrativ që lidhen me furnizimit me energji elektrike. Nga 302 mesatarja, çësthja ka marrë 756 ditë deri më sot, nën drejtimin e gjyqtare Anila Kristanit. Seanca e rradhës është vetëm më 26.09.2013.

Më 27.11.2012 kompania CEZ padit Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe Shoqërinë Permbarimore “Strati Bailiff Service”, mbi deklarimin e pavlefshmërisë së një fature tatimores të energjise elektrike.

Të njëjtin fat me zvarritje disa vjeçare ka krijuar edhe kjo padi, sepse nga 187 ditë që është mesatarja për zgjidhjen e këtyrë çështjeve, gjykimi ka shkuar në 232 ditë. Seanca e rradhës është vendosur për në 17.07.2013, me gjyqtar Ardian Kalian.

Gazeta Idea, 16.07.2013