Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Aksioneri i TAP-it “AXPO” falenderon Berishen; shqiptari i AXPO-s qe ideoi projektin

Kryeministri Berisha mori një letër falënderimi nga drejtuesit më të lartë të Kompanisë zvicerane Axpo Trading AG, e cila është inisiatorja e projektit TAP, si dhe një ndër aksionerët kryesorë të këtij Konsorciumi.

Presidenti i Kompanisë Axpo Tading AG, zoti Heinz Karrer, Drejtori Ekzekutiv, zoti Hans Schulz, si dhe anëtari i Bordit drejtues, zoti Markus Brokhof në letrën e tyre i shprehin Kryeministrit Berisha falënderimet për rolin e jashtëzakonshëm të tij dhe mbështetjen diplomatike, efektive dhe të fokusuar që ai ka bërë gjatë këtyre viteve në funksion të marrjes së këtij vendimi strategjik. Ata theksojnë se kontributi i palodhur dhe i paçmuar i Kryeministrit Berisha gjatë bashkëpunimit ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në këtë sukses, i cili e ka vënë Shqipërinë në pozicionin më të favorizuar për çështje të energjisë, përballë rajonit të Kaspikut dhe partnerëve evropianë.

Me konkretisht, në letrën e tyre ata shkruajnë:

“Me vendimin e Konsorciumit të Shah Denize për të zgjedhur TAP-in është zgjedhur rruga më e shkurtër e transportit, me kosto më të ulët dhe me zgjidhje inxhinierike më të mirë. Në këtë mënyre TAP ka kapërcyer një faze kyçe. Si një komponent integral i Korridorit Jugor të Gazit, TAP kontribuon në sigurimin e furnizimit me energji të Evropës, përfshirë Zvicrën dhe lejon diversifikimin e burimeve të gazit natyror.

Është dëshira jonë e madhe t’ju falënderojmë ju personalisht për mbështetjen diplomatike të jashtëzakonshme, të fokusuar drejt qëllimit dhe efektive që ju na keni dhënë gjatë viteve të shkuara. Puna juaj e palodhshme dhe e paçmuar gjatë bashkëpunimit tonë ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në këtë sukses. Falë kësaj si Shqipëria edhe Axpo ia kanë dalë ta pozicionojnë veten në mënyrën më të favorshme në rajonin e Kaspikut ashtu si dhe me partnerët evropianë”.

Por pak dihet kontributi qe ka dhene per TAP-in shqiptari Naske Afezolli. Ky i fundit ka filluar te punoje per EGL (tashme AXPO) qe nga viti 1995 dhe ka ideuar projektin TAP. Ne nje interviste eksklusive per energjia.al ai shprehet per rrugen e gjate 10 vjecare te projektit dhe realizimin me sukses te tij.

energjia.al, 15.07.2013