Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Thaçi e Dacic nuk arrijnë marrëveshje për telekomin dhe energjetikën

(E plotësuar, 20:00) – Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, përkaktësisht Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, që u ndërmjetësua nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evopian për politikë të jashtme dhje siguri, Catherine Ashton.

Në deklaratën e saj për media, pas takimit, zonja Ashton theksoi se “pas vendimit historik të Këshillit Evropian në qershor, për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën, ne shikojmë kah hapat e ardhshëm të implementimit”.

Më tutje, ajo ka theksuar se “është e rëndësisë madhore që puna në implementim të vazhdoj gjatë javëve dhe muajve, ashtu siç parashihet me Planin e implementimit” dhe ka shtuar se “është e kënaqur që të dy kryeministrat e konfirmuan përkushtimin e tyre për këtë qëllim”, transmeton Rel.

Sipas njoftimit për media, që e ka dërguar Maja Kocijancic, zëdhënëse e zonjës Ashton, “tekstet për telekom dhe energji pothuajse janë finalizuar” dhe se “diskutimet për këto tekste do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme”, derisa Catherine Ashton do të udhëtoj në Beograd dhe Prishtinë. /Telegrafi/

——————————————————–

Thaçi shpreson në arritjen e marrëveshjes

(E plotësuar, 17:50) – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka thënë sot shkurt gazetarëve në Bruksel se “shpreson shumë për marrëveshje për telekom dhe energji” në negociatat me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.Sipas burimeve nga Zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Cahterine Ashton, e cila i ndërmjetëson bisedimet Thaçi – Dacic, takimi i përbashkët trepalësh ka filluar në orët e pasditës.

Duke hyrë në këtë takim Thaçi shkurt iu tha gazetarëve se “kemi vullnet të fuqishëm” për arritjen e marrëveshjes, transmeton Rel.

Ai ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes për normalizim ndërmjet Kosovës e Serbisë, “po zhvillohet mirë dhe në harmoni me përcaktimet kohore”.

Takimi i sotëm paraqet rundin e 13-të të dialogut në nivel të lartë politik ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

————————————————————-

Nisin takimet me Ashtonin

Në Bruksel kanë nisur takimet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, është duke takuar aktualisht kryeministrin serb, Ivica Dacic, dhe delegacionin e tij.

Takimi do të pasohet nga një i ngjashëm me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ekipin e tij, thuhet në njoftimin për media, raporton Rel.

Takimi i përbashkët Thaçi-Dacic do të zhvillohet pas bisedimeve dypalëshe me baroneshën Ashton. /Telegrafi/

Portali Telegraf, 08.07.2013