Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia zbulon thesaret e naftës, njëri afër Shqipërisë

Zgjidhet misteri i “arit të zi” të varrosur në detin Jon dhe në jug të Kretës. Ministria greke e Mjedisit ka në duar rezultatet e matjeve të kryera nga firma norvegjeze ‘Petroleum Geo Services’ për ekzistencën e hidrokarbureve në det. Sipas këtyre matjeve, 4 zona tregojnë potencial të madh dhe të rëndësishëm në depozitat e naftës dhe gazit. Rajoni i parë fillon në veriperëndim të Korfuzit, në kufijtë e Shqipërisë, dhe shtrihet poshtë deri në zonën e detit të Jonit, përballë Gjirit Ambrakiko. Fusha e dytë është në perëndim të Qefaloniasë dhe arrin deri në zonën e tretë, në Katakolo. Rajoni tjetër premtues është në jug të Kretës dhe shtrihet që në kufijtë me Libinë deri në perëndim të Italisë. Firma norvegjeze PGS, e cila ka mbledhur të dhëna për 12 500 km gjatësi, do t’i shesë ato për kompanitë e naftës. Zyrtarët e ministrisë thonë se nga ekzistenca e hidrokarbureve në zonën greke, shteti do të marrë 150 miliardë euro për 30 vjet. Zona e Parë ajo e Jonit, që fillon pranë Vlorës, e deri në Igumenicë. Mundësia e nxjerrjes është e madhe, ndërsa shtresat naftëmbajtëse konsiderohen lehtësisht të arritshme. Përbërja e shtresave të tokës dhe petromat janë identike me ato të fushave të naftës në zonën e Patos-Marinzës në Shqipëri. Ekspertët e konsiderojnë shtresën naftëmbajtëse të veriut të ishullit të Korfuzit, pikërisht vazhdim të kësaj shtrese. Gjetja e sasive të hidrokarbureve në detet greke mund t’i sjellë arkës bosh së qeverisë me tepër se, 150 miliardë euro në 30 vitet e ardhshme, mjaft që Athina të zgjidhë së pari problemet ligjore të demilitimit të ujërave me fqinjët e saj. Së pari me rivalin e saj të madh Turqine, që sipas deklaratave të Ankarasë nuk do të lejojë askënd të shfrytëzoje detin, nëse dhe ajo nuk merr pjesën e saj nga pasuria miliardëshe e nëntokës, me Egjiptin që tashmë kërcënohet nga lufta civile apo Shqipërinë, marrëveshja me të cilën u hodh poshtë prej Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

Gazeta Mapo, 05.07.2013