Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE korrigjon vendimin per TAP sipas rekomandimeve te Komunitetit te Energjise

VENDIM Nr. 64, Datë 13.06.2013 PËR AMENDIMIN E VENDIMIT TE BORDIT TE KOMISIONEREVE TE ERE, NR. 27 DATË 1.03.2013 “PËR MIRATIMIN E PERJASHTIMIT TE KUSHTEZUAR TE KOMPANISE TAP-AG PREJ KERKESAVE TE NENEVE 9, 32 DHE 41(6), (8) DHE (10) TË DIREKTIVËS 2009/73/EC PER PROJEKTIN TRANS ADRIATIK PIPELINE”, PËR MARRJEN NE KONSIDERATE TE OPINIONIT TE SEKRETARIATIT TE KOMUNITETIT TE ENERGJISE (Nr 1/2013) DHE VENDIMIT TE KOMISIONIT EUROPIAN (C(2013)2949
Në mbështetje të;
– Nenit 40, të Ligjit nr. 9946, date 30.06.2008 “Për Sektorin e Gazit Natyror”,
– Nenit 18, pika 2 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE–s,
miratuar me Vendimin Nr. 107, datë 17.10.2011 të Bordit të Komisionerëve,
te ndryshuar;
– Vendimit Nr. 39 Datë 23.04.2012 për miratimin e “Udhëzuesit për
Menaxhimin dhe Alokimin e Kapaciteteve në Projektin Trans Adriatik
Pipeline (TAP), sipas paragrafit 6, të nenit 36 të Direktivës 2009/73/EC”,
nepermjet te cilit ERE adoptoi Direktivën 2009/73/EC si baze per
shqyrtimin e mëtejshëm te Aplikimit për përjashtime te TAP AG, se bashku
me Autoritetin Rregullator te Energjise te Italise, AEEG dhe Autoritetin
Rregullator te Energjise te Greqise, RAE.
– Vendimit Nr 27, datë 01.03.2013, i Bordit të Komisionerëve të ERE, “Për
miratimin e përjashtimit të kushtëzuar të kompanisë TAP – AG prej
kërkesave të neneve 9, 32 dhe 41 (6), (8) dhe (10) të Direktivës 2009/73/EC
për projektin Trans Adriatik Pipeline” dhe dokumentit “Opinion i
Përbashkët i Rregullatorëve për Aplikimin e TAP AG për Përjashtime:
Autoriteti për Energjinë Elektrike dhe Gazin (Itali), Enti Rregullator i
Energjise (Shqipëri) dhe Autoriteti Rregullator i Greqisë (Greqi)”/ “Joint
Opinion of the Energy Regulators on TAP AG’s Exemption Application:
Autorita per l’Energia Elettrica e il Gas (Italy), Enti Rregullator i Energjise
(Albania) and Regulatory Authority of Greece (Greece)” si pjese perberese e
vendimit Nr 27 date 01.03.2013.
– Nenit 22, pika4, e Direktivës 2003/55/EC, të Parlamentit dhe Keshillit të
Europës.
Dhe duke marre parasysh:
– Se në nenin 22, pika 4 e Direktivës 2003/55/EC, Nenin 40 pika 5 te Ligjit
9946 date 30.06.2008 “per Sektorin e Gazit Natyror” te ndryshuar, sikurse
reflektuar ne piken 4 te Vendimit Nr 27, datë 01.03.2013, te Bordit të
Komisionerëve të ERE përcaktohet detyrimi i Autoriteteve Rregullatore për
të njoftuar Komisionin Europian mbi cdo vendim per përjashtim nga e
drejta e hyrjes se palëve te treta. . Ne rastin e Paleve Kontraktore te
Komunitetit te Energjise sikurse eshte rasti i Shqiperise rolin e Komisionit
Europian e mbulon Komuniteti i Energjise dhe Sekretariati i Komunitetit te
Energjise; Komisioni Europian dhe ne rastin konkret Sekretariati i
Komunitetit te Enerjgise kane të drejtë të kërkojë amendimin apo
shfuqizimin e vendimit për përjashtim nga palët e treta.
– Vendimin e Komisionit [C(2013)2949 final] datë 16 Maj2013 mbi
përjashtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik nga kërkesat për akses të palëve
të tretë, tarifave të rregulluara dhe ndarjes të përcaktuara në nenet 9, 32,
41(6), 41 (8) dhe 41 (10);
– Opinionin Nr 1/2013 të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë të datës
14 maj 2013;
– Se autoritetet Rregullatore të Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, bashkërisht
bien dakord mbi modifikimin e Pjesës së 4 të Opinionit të Përbashkët;
– Se pjesa 4 e modifikuar përbëhet nga Opinionin Final i Përbashkët i
Autoriteteve mbi Aplikimin e Përjashtimit të TAP AG.
Mbështetur në sa me sipër;
Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të
datës 12.06.2013, mbasi dëgjoi Relacionin e përgatitur për këtë qellim dhe shqyrtoi
dokumentin “Opinion Perfundimtar i Përbashkët i Autoriteteve mbi Aplikimin e TAP AG për Përjashtim”/ “Fianl Joint Opinion of the Energy Regulators on TAP AG’s Exemption Application”,
Vendosi:
1. Miratimin e dokumentit “Opinion Perfundimtar i Përbashkët i Rregullatorëve
te Energjise mbi Aplikimin e TAP AG për Përjashtim. Autoriteti për Energjinë
Elektrike dhe Gazin (Itali), Enti Rregullator i Energjise (Shqipëri) dhe
Autoriteti Rregullator i Greqisë (Greqi)”/ “Final Joint Opinion of the Energy
Regulators on TAP AG’s Exemption Application Autorita per l’Energia
Elettrica e il Gas (Italy), Enti Rregullator i Energjise (Albania) and Regulatory
Authority of Greece (Greece)””, i cili i bashkëngjitet këtij Vendimi dhe është
pjese përbërëse e tij.
2. Njoftimin e Autoriteteve Rregullatore te Energjise te Italisë (AEEG) dhe
Greqisë (RAE) për marrjen e këtij Vendimi.
3. Njoftimin e TAP AG per marrjen e këtij Vendimi.
4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
5. Ky vendim botohet ne Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 05.07.2013