Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ZREE licenson kapacitete te reja 50 MW hidro dhe 30 MW eolike

Zyra e Rregullatorit për Energji do te mblidhet ne 28 qershor ne takimit VI‐të të Bordit të ZRRE‐së për vitin 2013, me rendin e meposhtem:
1. Shqyrtimi i Kodit të Shpërndarjes – NQ Termokos.
2. Shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.
3. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për Autorizim fillestar për ndërtim të HC “Albaniku 1” vendi i quajtur (Vllahi) me kapacitet prej 6.8 MW në lumin Bistrica, Komuna e Mitrovicës,të ndërmarrjes “Hydro Line” SH.P.K.
4. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për Autorizim fillestar për ndërtim të HC “Albaniku 2” vendi i quajtur (Batahir) me kapacitet prej 9.85 MW në lumin Bistrica, Komuna e Mitrovicës,të ndërmarrjes “Hydro Line” SH.P.K.
5. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për Autorizim fillestar për ndërtim të HC “Albaniku 3” vendi i quajtur (Dolac) me kapacitet prej 9.9 MW në lumin Bistrica, Komuna Mitrovica,të ndërmarrjes “Hydro Line” SH.P.K.
6. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për Autorizim fillestar për ndërtim të HC “Albaniku 4” vendi i quajtur (Dolac) me kapacitet prej 6.2 MW në lumin Bistrica, Komuna Mitrovica,të ndërmarrjes “Hydro Line” SH.P.K.
7. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për Autorizim fillestar për ndërtim “Windpark – Bodakova” me kapacitet prej 30 MW, në KK Suhareka, të ndërmarrjes “Upwind International II GmbH”, Dega në Kosovë.
8. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për Autorizim fillestar për ndërtim të HC “Sharri” dhe HC Brezovica”, me kapacitet prej 9.1 MW në lumin Lepenc, Komuna Shtërpce,të ndërmarrjes “MatkosGroup” SH.P.K.
9. Shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për Autorizim fillestar për ndërtim të HC “Shtërpce”, HC “ Bitinja”, HC “ Vita” dhe HC “ Brod”, me kapacitet prej 9.57 MW në lumin Lepenc, Komuna Shtërpce,të ndërmarrjes “MatkosGroup” SH.P.K.
10. Të ndryshme

energjia.al, 26.06.2013